Gjykata e Tiranës dënon Taulant Ballën me 3 milionë lekë për shpifje
Gjyqi me ministrin e Inovacionit, Genc Pollo
Gjykata e Tiranes ka shpallur fajtor deputetin e PS-se, Taulant Balla, paditur nga ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo. Në vendimin e sotëm, gjykata e ka denuar ate me një gjobe prej 30 mijë lekësh të reja.
Pas vendimit avokati mbrojtes i Balles ka akuzuar drejtesine se eshte duke punuar me dy standarde. Pollo kishte paditur për “shpifje” në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke kerkuar dëmshpërblim nga deputeti Balla në shumën e një milion lekëve.
Padia e ministrit Pollo ka të bëjë me deklarata të deputetit Balla në foltoren e Parlamentit në një nga seancat plenare të tetorit 2011. Në një nga këto seanca, deputeti Balla e akuzoi ministrin Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizim në dhënien e lejeve për fibrat optike në vend.
Pollo: Taulant Balla shpifës, do apeloj vendimin lidhur me masën e dëmshpërblimit
“Jam i kenaqur me verdiktin e Gjykates qe shpalli genjeshtra dhe shpifje deklaratat e Balles kundrejt meje te tetorit 2010.
Edhe pse demshperbilimi i caktuar nga gjykata ishte i ulet dhe prandaj jo dekurajues per shpifes te tjere si Balla, ajo sasi parash do t’i kaloje Kryqit te Kuq Shqiptar.
Gjithsesi po shqyrtojme mundesine e apelimit te ketij vendimi lidhur me masen e demshperblimit”- shkruan në Facebook, Pollo pak minuta pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Tiranës.