Vlorë, gjendet e djegur makina e policit, ekspertët: shkak, sistemi elektrik
Automjeti i një efektivi të policisë së Vlorës është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm, pranë konvikteve të universitetit të Vlorës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit të zjarrfikëses për të shuar vatrën e zjarrit, ndërkohë që u ngrit një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Fillimisht u dyshua se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe automjeti ishte djegur me benzine. Por pas verifikimeve të kryera, është arritur në përfundimin se ngjarja ka qenë aksidentale.
Nga mendimet paraprake të ekspertëve kundër zjarrit kemi të bëjmë me një zjarr që është shkaktuar si pasojë sistemit elektrik të automjetit, thuhet zyrtarisht nga policia e Vlorës.
24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Vlorë, gjendet e djegur makina e policit, ekspertët: shkak, sistemi elektrik burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email