Mbledhja e Qeverisë, Berisha: Fermerëve t’u kompensohet direkt TVSH e të gjithave inputeve bujqësore
Vendimi i qeverisë përfshin dhe akcizën e naftës. Shtyhet afati për rivlerësimin e banesave për emigrantët
Fermerëve do t’u kompensohet direkt atyre TVSH e të gjithave imputive përfshirë dhe akcizën e naftës. Ky është vendimi më i fundit që merr qeveria për fermerët shqiptarë, me qëllim nxitjen dhe inkurajimin e prodhimit bujqësor dhe ati të agrobiznesit. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili sqaroi se ekzekutivi ka shqyrtuar me transparencë dhe seriozitet të gjitha kërkesat e fermerëve në të gjithë vendin.
“Zyrtarët e qeverisë socialiste krijuan skemën e “Caci Oil”, ku tollonat fermerët nuk i panë me sy, përfunduan në xhepat e qeveritarëve socialistë, qendrorë he vendorë. Në bëmë mirë që ndaluam atë skemë grabitje të pasurisë kombëtare. Grupe të ngarkuara nga ministria e Bujqësisë dhe financave dhe grupe të interesit konkluduar në faktin se rruga më e drejtë dhe më e ndershme për heqjen e TVSH është kompensimi i drejtëpërdrejtë i fermerit. Vendosëm të heqim TVSH nga inputet bujqësore nga gjithçka fermerët përdorin për shtimin e prodhimit bujqësor, rritjen e prodhimit në fermat e tyre të të gjitha llojeve”, u shpreh Berisha.
Rregullore e dokumentit elektronik
Në këtë mbledhje iu hap rrugë dhe miratimit të një rregullorje që do të mundësojë zëvendësimin e letrës në dixhital. “Miratojmë një rregullore. Që për vlerën dhe rëndësinë e saj përbën histori, rregullorja e dokumentit elektronik. Kodi mbi të cilin do bazohet zëvendësimi i letrës, zëvendësim i firmës me firmën dixhitale. Me arkivën është rënë dakord që të ketë një periudhë kalimtare për kalimin nga letra tek dixhitalja. Problemi kalohet nga hard copy në dixhital. Libri është libër, pr shkresa burokratike nuk duhet t’i vijë askujt keq se nuk e gjen në letër por e gjen në softin dixhital. Administrata kosnumatore e pamëshirë e letrave dhe kancelarive ajo dora dorës do të kalojë në praktikën kryekëput dixhitale”, bëri me dije Kryeministri.
Shtyhet afati për rivlerësimin e banesave për emigrantët
Në këtë mbledhje një vëmendje të veçantë mori dhe masa në mbështetje të emigrantëve, për shtyrjen e afateve të rivlerësimit të banesave.
“Pushimet verore po afrojnë, me mijëra emigrantë mbeten pa rivlerësimin e banesave të tyre. Qeveria vendos sot një afat të ri në këtë proces me shumë interes për ta. Janë me mijëra emigrantë që nuk kanë arritur ta kryejnë këtë procedurë”, deklaroi Berisha.
Por ndalur pikërisht në këtë moment, kreu i mazhorancës ftoi lidershipin socialist që të bashkëpunojë për mundësimin e votimit të tyre në vendet ku jetojnë e banojë.
“Me këtë rast i them zotit Rama se është në nderin dhe dinjitetin tonë, t’u japim mundësi të votojnë aty ku janë, sic bëjnë kombet tjera. Dil nga fobitë, çlirohu dhe urdhëro të vendosim që nesër ose të hënën në parlament dhe qeveria e merr përgjegjësinë që tu krijojmë kushte që brenda dy muajsh të votojnë aty ku janë. Është e lehtë të shkosh t’i mashtrosh e t’u marrësh dhe fonde”, u shpreh kreu i ekzekutivit. Njëkohësisht pjesë e vendimeve ishin dhe ndërmarrja e masave për të bërë realitet premtimin për mbështetjen e punësimit të të rinjve si dhe rritja e pragut të përdorimit të letrave me vlerë për legalizimet.
...