E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, tentoi të vrasë komshiun, arrestohet 37-vjeçari

Gazeta Shqip

PrangaPolicia e Shijakut ka arritur të parandalojë në kohë një ngjarje të rëndë dhe të neutralizojë në kohë një 37-vjeçar, që kërcënonte me armë fqinjin e tij.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, sqaruan se shërbimet e specializuara RENEA arritën përmes negociatave të neutralizojnë 37-vjeçarin Blerim Gjepalaj, i cili kishte qëlluar disa herë dhe vazhdonte të mbante në shënjestër banesën e 52-vjeçarit B. Gj. Sipas policisë, Gjepalaj tentoi të qëllojë edhe në drejtim të efektivëve.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se Gjepalaj kërkonte një shumë parash borxh nga djali i 52-vjeçarit, i cili nuk pranonte t’ia huante. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shijak, tentoi të vrasë komshiun, arrestohet 37-vjeçari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›