Gjykata e Tiranës i ul 6 muaj dënimin Sokol Koçiut
Tiranë- Gjykata e Tiranës i ka ulur 6 muaj nga dënimi i përcaktuar, Sokol Koçiut, ish oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, i dënuar për trafik droge.
Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi ndaj tij ka rënë sot akuza e falsifikimit të dokumenteve, kërkesë që e kishte bërë vetë i dënuari.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Fatmira Hajdari pas kërkesave të bëra nga vetë i pandehuri, i cili vuan aktualisht dënimin në burgun e Peqinit.
Ish-oficeri i policisë gjyqësore u arrestua në vitin 2001, pas operacionit"Kokaina". Mbi të u ngritën akuzat "organizim dhe drejtim i organizatës kriminale", "krijim i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale" si dhe "falsifikim dokumentesh".
Ai u dënua fillimisht me 15 vite burg, dënim që është ulur dhe tashmë atij i kanë mbetur 3 vite burg