Zvicra, 76.6 milion franga ndihmë për Kosovën
Zvicra ka rritur sot ndihmën për Kosovën për 16 milion franga zvicerane, duke siguruar një shumë prej 76,6 milion franga.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA), një ditë para Konferencës Donatore për Kosovën, e cila zhvillohet nesër në Bruksel. Këta donacione rrjedhin nga buxheti i DEZA-së, sektretariatit të Shtetit për Ekonomi dhe nga Qeveria zvicerane.
“Zvicra vepron në interes të vetin për stabilizimin dhe integrimin e Kosovës, e cila nga shpallja e pavarësisë në shkurt përballet me sfida të mëdha”, deklaroi kryetari i DEZA-s, Martin Dahinden.
Sipas tij, në Kosovë ndërtimi i institucioneve shtetërore, zhvillimi i ekonomisë të shkatërruar dhe zhvillimi social kërkojnë shumë investime. (INA)