Gjykata e Tiranes jane rritur ceshtjet e gjykuara kete vit
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2011 ka patur rritje të çështjeve të gjykuara nga gjykata e Tiranës, lidhur kjo edhe me rritjen e popullsisë nën juridiksionin e saj.
Janë gjykuar gjithsej 1776 persona, nga të cilët 1670 janë dënuar ndërsa 68 janë shpallur të pafajshëm.
Në 6 muajt e parë të këtij viti janë gjykuar vetëm 90 femra për vepra penale si vrasje me dashje, prostitucion e shfrytëzim prostitucioni, shpërdorim detyre apo edhe mashtrim.
Nga statistikat e gjykatës së Tiranës po gjatë muajve të parë të këtij viti janë gjykuar gjithsej 39 të mitur, nga të cilët 38 janë dënuar.
Bie në sy se nga të miturit e gjykuar dhe të dënuar janë të gjithë të seksit mashkull dhe nuk ka asnjë femër.
Vetëm në 6 muajt janë dënuar me gjobë 530 persona, deri në 2 vjet janë dënuar 936, me 2-5 vjet janë dënuar 107, me 5-10 vjet janë dënuar dhe me 10-25 vjet janë dënuar 21 persona.
Ndërsa me burgim të përjetshëm nuk ka asnjë të dënuar.
Nga veprat penale të gjykuara në pjesën e parë të vitit 2011, bie në sy se vjedhja mban numrin më të lartë të të dënuarve: 396 persona.
Ndërsa për veprën penale të mashtrimit janë dënuar 109 persona.
Për prodhim,kultivim dhe shitje lëndësh narkotike janë dënuar 123, për prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve dhe municioneve janë dënuar 123, për falsifikim të dokumenteve të ndryshme dhe monedhave janë dënuar 122, drejtim i automjetit në gjendje të dehur 77, për kanosje janë dënuar 29 persona, për vrasje janë dënuar 23 persona dhe për prostitucion e shfrytëzim prostitucioni janë dënuar 20 persona.