E Diel, 1 Nëntor 2026

Kollozi: Shpërthimi në pallatin tim, akt i pastër terrorist. Mijëra njerëz më kanë mbështetur

kolloziKandidati për deputet dhe njëkohësisht kreu i PD-së në Vlorë, Ardian Kollozi, ka thënë se tritoli i vendosur në pallatin e tij një ditë më parë, ka qenë një akt i pastër terrorist. Pavarësisht kësaj, ai thotë se vijon me fushatën, ndërsa ka marrë mbështetjen e mijëra njerëzve.

Ju thashë se është prononcuar PD-ja. Megjithatë, po ju them se është një akt i pastër terrorist. Por unë jam super i motivuar, super i karikuar. Dhe tani që po flas nuk kam kohë, jam duke vrapuar pas fushatës. Gjithë demokratët e Vlorës janë solidarizuar me mua. Vetëm sot, nga mëngjesi e deri tani që po flasim (pasdite), unë kam marrë 1080 mesazhe, ka thënë Kollozi për GSH./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›