E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie të birin e Arta Dades - konfirmohet krimi i bllokmenëve të rinj

09-01-2011 / Gazeta 55

Prokuroria kërkoi 20 ditë burg deri në hetimin e plotë të ngjarjes, si dhe përpilimin e dosjes me akuzën e “plagosjes së rëndë” si dhe “armëmbajtjes pa leje”, por gjykata s’e ka përballuar presionin e mediave majtiste dhe ka vendosur veç për masën e arrestit shtëpiak

Djali i ish deputetes së Laguës, Arta Dade mori pjesë pak ditë më parë në një përplasje me armë mes trashëgimtarëve të familjeve ish bllokmene, ku la të plagosur nipin e Adil Çarçanit, ish kryeministri i fundit i nomenklaturës hoxhiste.
Gjykata ka dhënë dje masën e ndëshkimit, ndonëse është treguar tolerante nga kjo anë. Vetëm arrest shtëpie për Besnik Dabullën, është masa e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg. Ai akuzohej për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje të rëndë”.
Mbrëmjen e së mërkurës, Dabulla akuzohet se ka plagosur shokun e tij Endri Lufi, në dalje të lokalit, në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Edrin Lufi deklaron në aktin në fjalë se plagosja e tij ishte aksidentale dhe se ka raporte shumë miqësore me Dabullën.
Ndalimi i Dabullës u krye po atë natë në dalje të spitalit, ku i riu kishte shkuar për të dorëzuar për mjekim Lufin, nipi i ish-kryeministrit komunist të Shqipërisë, Adil Çarçani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›