Komenti/Vasilika Hysi, e prekur nga Sindroma e Stokholmit
Partia akuzoi nëpërmjet deputetes Vasilika Llambi Hysi kryetari e KQZ-së, z. Arben Ristani “se nëpërmjet djegies së fletëve, po synojnë të zhdukin provat për manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit”. Përtej të pavërtetave që artikulon në mënyrë kriminologjike Zhysh Vasi: Flokët e krehur, të fryrë paksa duket se i shkojnë më shumë se krehja drejt me baluke mbi sy, staturë me të cilën e kemi parë shpesh. Ajo ka fytyrë të përshtatshme për çdo stinë, një trup mëmësor, pa linja obesiteti, si dhe një buzëqeshje vetëkënaqësie prej Zyshe që të kap me fletën e kopjes në provim. Sa herë del përpara kamerave ish-kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit - që shpesh herë kemi stigmatizuar për veprimet anormale në gjykatë kushtetuese: kujtojmë padinë kundra Ligjit të “Lustracionit” dhe Ligjin “Anti-mafia” – kemi një sy protektiv. Sa për paditë e KKSH-së i kanë bërë gjithmonë në aleancë dhe në union me Partinë Socialiste. çka detyrimisht u shpërblye me për zgjedhjen e Vasilika Hysi si krye-listoja e PS-së në kryeqytet për deputet.
Jo të gjithë e dinë se ajo është lindur dhe rritur në Tiranë para 47 vitesh, në një familje që i përket minoritetit grek në Shqipëri, me një vëlla dhe një motër. Nuk është se ka qenë e përkëdhelura e prindërve, ndryshe nga dy fëmijët e tjerë. Thjesht ka pasur një fëmijëri monotone: ku shkonte në shkollë, nganjëherë merrte pjesë në veprimtari që organizoheshin në të, ndiqte kurse të organizuara në Pallatin e Pionierit. çdo gjë në jetën e saj gjithçka shkonte normalisht deri në momentin kur vëllai saj i vetëm humb jetën në një aksident automobilistik dhe rrjedha e jetës së saj mori drejtim tek përfundimi i studimeve të shkollës së mesme në 1981. Kjo traumë kaloi shpejt sepse nuk kishte kohë të mendonte për vetën sepse përqendrimi i saj shkoi tek përkujdesja për motrën e vogël dhe më shumë vëmendje për prindërit. Familja e saj prindërore ka pasur shumë pak gëzime, pas fatkeqësisë që i kishte rënë. Ndoshta i vetmi momenti gëzimi mund të ketë qenë kur Vasi Hysi merre “medaljes së artë” në shkollën “Qemal Stafa”. Sapo kishte nisur studimet për drejtësi, kur në gjimnazin ku kishte studiuar u organizua ceremonia modeste për dhënien e medaljeve të arta. Pasioni i saj i fshehtë ka qenë mjekësia, por zgjodhi Drejtësinë duke u diplomuar në 1985, duke u specializuar në drejtësinë penale të të miturve. Gjithashtu pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ndofta një shpjegim mund të jetë se fakti që vëllai i saj humbi jetën edhe nga pakujdesia e treguar nga mjekët në trajtimin e tij pas aksidentit dhe se hetimi penal për aksidentin u mbyll me një “falje” mes viktimës dhe autorit, ka vendosur të mos studionte për mjekësi. Sot është nëna e një vajze, që njëkohësisht është edhe kolege e saj. Punon si pedagoge në të njëjtin fakultet, por në fusha të ndryshme. Tani më shumë se më parë nuk gjen shumë kohë të lirë me familjen, për pak libra, gatimin që e ka aq shumë për zemër apo pse jo për filma e argëtime të tjera. Koha e saj materiale sot është monopolizuar nga shefi i saj politik Edi Rama. Nuk sheh shumë televizor por shpesh është protagoniste e saj.