E Diel, 1 Nëntor 2026

Subashi Vendimet pa konsensus cenojne standardet e zgjedhjeve


Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi ne nje interviste per Shekulli-n shpreh shqetesimin per vendimmarrjen e njeanshme te institucionit te administrimit te zgjedhjeve


TIRAN - Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi paralajmeroi dje se nese vijohet marrja e vendimeve te njeanshme dhe pa konsensus do te cenoje zgjedhjet e ardhshme vendore. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli numri dy i KQZ-se sqaron se pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore kane filluar por fatkeqesisht ne pjesen me te madhe me nje vendimmarrje 4 me 3 vota pra vetem me votat e te zgjedhurve nga shumica qeverisese.


Ne jemi ndare ne parim nga kjo vendimmarrje. Shumica ne KQZ gjykon se pavaresisht nga mungesa e opozites ne KQZ duhet te bejme vendimmarrje per zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter ne gjykojme se kjo vendimmarrje do te cenoje standardin zgjedhor ne mungese te vullnetit opozitar - shpjegon Subashi. Sipas saj Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar ne menyre te tille qe ne pergatitjen e zgjedhjeve partite politike te kene nje peshe te rendesishme ne administrimin zgjedhor. Me tej ajo thekson se anashkalimi i ketij gjykimi pa diskutim qe cenon dukshem procesin zgjedhor si ne besueshmeri ashtu edhe ne garancite per te qene korrekte. Nje tjeter shqetesim i shprehur nga nenkryetarja e KQZ-se eshte ne vendimet qe pa firmen e saj nuk mund te jene te zbatueshme ato vendime zbatohen dhe nuk i dergohen ne tryezen e punes per tu firmosur.

Zonja Subashi ndersa KQZ-ja diskutonte se si do te dergoheshin materialet ne Arkivin e Shtetit ne Lunder kishte nisur procesi i seleksionimit te kutive dhe fletet u derguan per djegie ne nje zone ku mblidheshin inerte. Si e konsideroni ju kete situate
Pyetja juaj ka brenda edhe pergjigjen ne fakt. Vleresimi im por edhe kujtdo qe tia beni kete pyetje do ta kishte te thjeshte pergjigjen. shte nje situate jonormale e pazakonte ne historine e ketij institucioni per kete ceshtje. Ajo qe kam thene ne mbledhjen e KQZ por edhe interesimit te medias ky ishte nje proces ne shkelje te Kodit Zgjedhor. Ne vendimmarrje ne praktiken e 10 viteve te KQZ-se pa diskutim e tille perfundoi edhe ekzekutimi i ketij vendimi.

Ne mbledhjen e fundit te KQZ-se ju keni adresuar nje sere kritikash ndaj kryetarit Arben Ristani per menyren se si ai po drejton institucionin e administrimit te zgjedhjeve ne Shqiperi. Vendimmarrja e KQZ-se deri me tani ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme ka baze ligjore apo politike


Mbledhja e fundit filloi me shkelje te Kodit Zgjedhor. Sipas nenit 22 te Kodit Zgjedhor njoftimi per mbledhjen e KQZ-se behet te pakten 24 ore para ores se caktuar per fillimin e mbledhjes. Ky eshte vetem nje element se kjo dispozite ka edhe kerkesa te tjera me interes per subjektet politike te interesuara. Por a u respektua ky rregull Sigurisht qe jo. Mbledhja u njoftua ne telefon rreth ores 1800 te dates 6.1.2011 dhe mbledhja ishte caktuar per te nesermen ne oren 1200. Pra pa respektuar kohen minimale te percaktuar ne ligj. Kjo shkelje e afatit nuk eshte nje ceshtje e rendomte por se pari eshte nje ceshtje qe lidhet me te drejtat e subjekteve politike per te qene te pranishem ne mbledhjet e KQZ-se. Ky fakt perben nje shkelje qe ne thelb cenon edhe vendimmarrjen sipas rregullave qe percakton Kodi i Procedures Administrative. Kjo eshte shkelja e pare por qe ndodh rendom ne institucionin e KQZ-se.


Ajo qe ishte me e rendesishmja ishte ceshtja qe do te shqyrtohej. Neni 20 pika 1 germa b dhe pika 3 e Kodit Zgjedhor percakton se kryetari i KQZ-se nxjerr urdhra te brendshem vetem ne baze dhe per zbatim te vendimeve te KQZ-se. Te gjitha aktet e nxjerra nga kryetari i KQZ-se nenshkruhen edhe nga zevendeskryetari perndryshe jane te pavlefshme.


Prej disa kohesh kryetari i KQZ-se argumentet e mia per mosfirmosjen e urdhrave as qe i merr ne konsiderate por ne kundershtim te hapur me dispoziten e sipercituar urdhrat e pafirmosur ne vend te nje diskutimi kryetar - zevendeskryetar per te mos bere te pavlefshem urdhrin e kalon ne mbledhjen e KQZ-se dhe me vendimmarrjen e forces se tij politike i kthen ne vendime KQZ-je. Une ashtu si ne mbledhjen e fundit por edhe me pare qe kur kryetari i KQZ-se celi kete precedent antiligjor e kam kundershtuar me force si nje shtremberim qe i behet Kodit Zgjedhor dhe qellimit qe ka pasur ligjvenesi me kete dispozite. Ne thelb kompetencen qe Kodi i ka dhene zevendeskryetares se KQZ-se e cila sipas Kodit eshte gjithnje e zgjedhur nga propozimet e opozites kryetari e kthen ne vendimmarrje te KQZ-se me votat e mazhorances se KQZ-se qe perfaqesojne shumicen qeverisese.


E kam thene hapur kjo eshte nga shkeljet me te renda qe lidhet me marrje kompetencash por qe komprometon edhe vendimmarrjen e institucionit kolegjial. Kjo vendimmarrje e KQZ-se ka brenda dy elemente Abuzimin me elementin ligjor per te kamufluar bazen politike. E tille ishte ne gjykimin tim kundershtimi qe une bera ne mbledhjen e fundit te KQZ-se per te cilen ju me pyesni.

Ne nje kohe kur te gjithe vendimet qe kane te bejne me pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme jane marre me vetem kater vota te anetareve te mazhorances sa te besueshme e bejne procesin e zgjedhjeve te ardhshme dhe sa garanci ka qe ato do te jene korrekte


Pergatitjet per zgjedhjet e ardhshme vendore kane filluar por fatkeqesisht ne pjesen me te madhe me nje vendimmarrje 4 me 3 vota pra vetem me votat e te zgjedhurve nga shumica qeverisese. Ne jemi ndare ne parim nga kjo vendimmarrje. Shumica ne KQZ gjykon se pavaresisht nga mungesa e opozites ne KQZ duhet te bejme vendimmarrje per zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjeter ne gjykojme se kjo vendimmarrje do te cenoje standardin zgjedhor ne mungese te vullnetit opozitar.


Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar ne menyre te tille qe ne pergatitjen e zgjedhjeve partite politike te kene nje peshe te rendesishme ne administrimin zgjedhor. Anashkalimi i ketij gjykimi pa diskutim qe cenon dukshem procesin zgjedhor si ne besueshmeri ashtu edhe ne garancite per te qene korrekte. E ndertuar ne kete menyre Kodi Zgjedhor kerkon nje vullnet konsensusi i cili per fat te keq mungon. Jo vetem ky vullnet mungon por po shikohet se tentohet dhe faturohet politikisht.

Duke ngelur tek djegia e fleteve te votimit. Ne nje vendim te KQZ-se thuhet se kryetari Ristani ngarkohet te ngreje grupin e punes qe do te merret me administrimin e fleteve dhe ky vendim duhet te firmoset edhe nga ju. A keni ju nje shkrese te tille ne zyren e tille


Vendimi i KQZ-se per djegien e fleteve te votimit e kam thene se eshte ne kundershtim me udhezimin nr. 1 date 30.01.2006 te KQZ-se udhezim i cili kishte votat e te gjithe anetareve. Me kete lloj procedure eshte vepruar sa here eshte dashur te kryhet ky operacion pune. U tha se udhezimi eshte i shfuqizuar se pas ketij udhezimi eshte miratuar nje Kod Zgjedhor i ri. Nuk eshte aspak e vertete. Udhezimi eshte ne fuqi per keto arsye


Kodi Zgjedhor ne fuqi ne nenin 185 thote Me hyrjen ne fuqi te ketij Kodi cdo akt ligjor dhe nenligjor qe vjen ne kundershtim me kete Kod shfuqizohet. Neni 178 i Kodit Zgjedhor qe ben fjale per ruajtjen e dokumentacionit nuk ka asnje ndryshim me te gjitha Kodet e ndryshuara prandaj edhe udhezimi eshte ne fuqi. Ky eshte nje perdorim i shtremberuar i ligjit per te mbuluar prapavijen politike dhe per me teper per ta faturuar se jemi ne tre anetaret qe veprojme politikisht.


Duke shkelur standardin ne vite per kete ceshtje duke shmangur udhezimin ne fjale vendimi qe mori KQZ i dha te drejte kryetarit te KQZ-se qe me urdher te brendshem te ngreje komisionin per hapjen e kutive te votimit.
Sic thashe edhe me siper urdhrat e brendshem firmosen edhe nga zevendeskryetari perndryshe urdhri eshte i pavlefshem. Tek une nuk ka mberritur per te firmosur ky urdher.

Nje tjeter vendim shume i diskutuar eshte dhe dergimi i materialeve qe dergohen ne Arkivin e Shtetit te ndare ne dy qese te ndryshme. Dergimi ne kete menyre dhe jo sic eshte ndjekur gjithmone ne praktikat e zgjedhjet e tjera a eshte nje pengese qe ne rast se opozita do te kerkoje nje hetim te kete veshtiresine per te marre listen e votuesve


Une nuk jam ne dijeni te rregullave te hollesishme qe ka Arkivi per perdorimin e dokumenteve arkivore.


Vendimmarrja
shte nje situate jonormale e pazakonte ne historine e ketij institucioni per kete ceshtje. Ajo qe kam thene ne mbledhjen e KQZ por edhe interesimit te medias ky ishte nje proces ne shkelje te Kodit Zgjedhor. Ne vendimmarrje ne praktiken e 10 viteve te KQZ-se pa diskutim e tille perfundoi edhe ekzekutimi i ketij vendimi.


Shkelja
Mbledhja u njoftua ne telefon rreth ores 1800 te dates 6.1.2011 dhe mbledhja ishte caktuar per te nesermen ne oren 1200. Pra pa respektuar kohen minimale te percaktuar ne ligj. Kjo shkelje e afatit nuk eshte nje ceshtje e rendomte por se pari eshte nje ceshtje qe lidhet me te drejtat e subjekteve politike per te qene te pranishem ne mbledhjet e KQZ-se.


Cenimi
Ne gjykojme se kjo vendimmarrje do te cenoje standardin zgjedhor ne mungese te vullnetit opozitar. Kodi Zgjedhor eshte i ndertuar ne menyre te tille qe ne pergatitjen e zgjedhjeve partite politike te kene nje peshe te rendesishme ne administrimin zgjedhor. Anashkalimi i ketij gjykimi pa diskutim qe cenon dukshem procesin zgjedhor.


Udhezimi
Kodi Zgjedhor ne fuqi ne nenin 185 thote Me hyrjen ne fuqi te ketij Kodi cdo akt ligjor dhe nenligjor qe vjen ne kundershtim me kete Kod shfuqizohet. Neni 178 i Kodit Zgjedhor qe ben fjale per ruajtjen e dokumentacionit nuk ka asnje ndryshim me te gjitha Kodet e ndryshuara prandaj edhe udhezimi eshte ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›