E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ djeg fletet e Beratit dhe Shkodres

Deri dje ne oren 1400 jane hapur 1200 kuti votimi. Me keto ritme brenda dy javesh nuk do te kete me asnje flete


Punonjesit e KQZ kane djegur ne Lunder fletet e kontestuara te Shkodres dhe Beratit

TIRAN - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dogji dje pjesen e dyte te fleteve te votimit te cilat i perkasin qarqeve te Shkodres dhe te Beratit. Ne mesdite prej magazinave te Rezervave Materiale ne Lunder u nis edhe kamioni i dyte i ushtrise i cili transportoi per ne Farke nje pjese te fleteve te zones se Shkodres dhe te Beratit per tu djegur.

Per shkak te problemeve qe u hasen dje me vendin e mbyllur kete here djegia u realizua ne nje shesh 20 metra larg vendit te pare. Ashtu si dje procesi monitorohej me kujdes nga pergjegjesi qe ndiqte zbatimin e rregullave dhe sigurohej per djegien e plote te fleteve. Punonjesit e KQZ-se po ecin me ritme shume te shpejta dhe sipas llogarive brenda dy javesh nuk do te kete mbetur me asnje nga fletet e votimit te 28 qershorit 2009.


Teksa ne Farke digjeshin fletet e votimit ne Lunder punetoret vazhdonin punen duke hapur kutite e fleteve dhe te materialeve zgjedhore. Ata kane marre ne duar te gjitha kutite e qarqeve Berat dhe Shkoder te cilet per koincidence jane edhe dy nga qarqet me te kontestuara nga opozita. Ne animimet e bera nje vit e gjysme me pare opozita pretendonte se rezultati i zgjedhjeve ne keto dy qarqe ishte i manipuluar.


Shekulli ka tentuar te hyje ne mjediset e brendshme te Rezerves se Shtetit por kjo ishte e pamundur pa nje autorizim konkret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Burime te gazetes bejne te ditur se deri ne oren 1400 jane hapur rreth 1200 kuti votimi.


KQZ ndodhet ne kushtet e fillimit te procedurave per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 proces qe paraprakisht do te kerkoje sigurimin ne gjendjen fillestare te kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore minimalisht 3 muaj para dates se zgjedhjeve. Aktualisht KQZ ka filluar me procesin e evidentimit te sasise dhe gjendjes se materialeve ekzistuese per te parashikuar llojet sasine dhe buxhetin qe do te kerkohet per zgjedhjet e ardhshme.


Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka deklaruar se per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore nevojiten rreth 750 milione leke. Aktualisht i vetmi material zgjedhor qe KQZ mund te parashikoje si gjendje dhe te riperdorshme eshte kutia e votimit dhe ajo e materialeve zgjedhore qe jane perdorur ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Punonjesit qe po merren me hapjen e kutive jane duke bere nje vleresim te gjendjes se tyre fizike per te percaktuar nese do jete e nevojshme per te parashikuar sasi shtese te tyre.


shte parashikuar qe procesi i hapjes se kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore si dhe zbatimit te procedurave te percaktuara ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor te realizohet brenda nje afati 60-ditor qe nga moment i marrjes se vendimit nga KQZ.

Hi dhe tym ne vendin ku u dogjen fletet

Nje pirg i madh hiri dhe tym eshte prova e vetme se dy dite me pare ne Lunder ka nisur djegia e fleteve te votimit. Nga kontrolli ne vendin ku u realizua procesi nuk u gjet asnje flete apo material tjeter i cili kishte mbetur pa u djegur. Edhe pse kishin kaluar 24 ore nga ndezja e zjarrit ne vendin e djegies vazhdonte te dilte tym. Sipas llogarive qe ka bere KQZ-ja jane rreth 10 mije kuti votimi dhe kuti materialesh zgjedhore qe do te hapen.


Ne relacionin e pergatitur nga administrata e KQZ-se parashikohet qe procesi te ecte me ritme me te ngadalta. Ishte llogaritur qe mesatarisht nje punonjesi per te pastruar kutite e votimit ku perfshihet hapja seleksionimi pastrimi dhe sistemimi do ti duheshin 45 minuta dhe ne nje dite nje punonjes do te hapte 4 kuti votimi. Nese do te ruhej ky ritem per dy dite KQZ do te kishte hapur rreth 320 kuti. Procesi i hapjes se kutive zgjedhore dhe djegies se fleteve te votimit do te kushtoje rreth 4.13 milione leke.


Proceset e punes qe kryejne punetoret perfshijne

Hapjen e kutive te votimit seleksionimin e bazes materiale pastrimin nga etiketat dhe flete te ndryshme te ngjitura ne te gjitha kutite si dhe larjen e tyre.

Seleksionimin dhe evidentimin e materialeve qe mund te riperdoren si tamponet e vulave vizore stilolapsa makine llogaritese etj.

Seleksionimin e vulave dhe asgjesimin e pjeses plastike nga tamponi i cili mund te perdoret per prodhimin e vulave te reja ne procese te tjera zgjedhore.

Ngarkimin shkarkimin dhe asgjesimin e fleteve te votimit procesverbaleve te te gjitha llojeve kuti kartoni ambalazhi dhe dhoma te fshehtesise te demtuara etj.

Pergatitja dhe rikthimi i kutive ne gjendjen fillestare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›