E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes le te lire djalin e Gramoz Rucit

Djali i deputetit te PS-se Gramoz Ruci eshte lene i lire nga Gjykata e Tiranes. Ledian Ruci u perfshi ne nje aksident ne kryeqytet ku si pasoje gjeti vdekjen nje 27-vjecare. Ne seancen gjyqesore qe u zhvilluar ne sptalin Ushtarak ku ai ndodhet i shtruar pas plageve qe mori ne aksident gjykata ka pranuar kerkesen e prokurorise per detyrim paraqitje per Rucin. Gjithashtu prokuroria ka kerkuar arrest ne burg per drejtuesin tjeter te makines Edi Lika pasi sipas prokurorise ka qene ky i fundit ai qe nuk ka respektuar semaforin. Ngjarja e rende ndodhi me date 20 nentor 2011 rreth ores 21.15 ne kryqezimin e Bulevardit Bajram Curri me Rrugen e Elbasanit ku automjeti tip Mini Cooper me targa CG 832 SC drejtuar nga shtetasi Edi Lika eshte perplasur me automjetin tip BMV X6 me targa IKY3939 drejtuar nga Ledian Ruci. Per pasoje te ketij aksidentiu plagosen gjithashtu edhe Pinellopi Rafti 18-vjece dhe Brunilda Pinderi 27-vjece ku kjo e fundit pas disa oresh nderroi jete.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›