Ekstradohet nga Gjermania 35-vjecari i shumekerkuari Leonard Bracaj
Nepermjet bashkepunimit te Interpol Tirana me autoritetet gjermane eshte bere e mundur kapaj dhe ekstradimi nga Gjermania i nje shtetasi shqiptar te shpallur ne kerkim nderkombetar. Ky shtetas ishte denuar me 25 vite burg per veprat penale te Vrasjes me paramendim dhe Mbajtjes pa leje te armeve e municonive luftarake. Mbreme rreth ores 2200 strukturat e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder kane bere te mundur ekzekutimin e urdherit te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoderte dates 27.06.2001 qe e denonte shtetasin 35-vjecarin Leonard Bracaj me 25 vite burg. Ekstradimi i Leonard Bracaj 35 vjec banues ne fshatin Gashaj rrethi M. Madhe u be oret e vona te pasdites se djeshme. Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasit te siperpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprime te metejshme.