E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gardiani tregti droge ne qelite e policise

Kishte kohe qe gardiani ishte kthyer ne tregtar droge qe fuste pluhurin e bardhe nen rroben e policise dhe e shiste tek te burgosurit me cmime te lira. Dyshimet e para kane ardhur pas sinjalizimeve nga disa familjare qe kishin treguar ne strukturat e Antidroges se tek te afermit e tyre kishin mesuar se futej droge ne qeli. Kaq ishte dashur qe agjentet te nisnin hetimet dhe gjurmimet. Pas afro 3 muajsh hetimesh pergjimesh dhe gjurmimesh ata arriten te zbulonin identitetin e tregtarit te droges ne qelite e burgut dhe te arrestonin pas nje urdhri te prokurorise dhe vendimi te Gjykates se Durresit nje gardian. Ai kishte disa muaj qe gjurmohej derisa hetuesit dhe agjentet e antidroges arriten qe ta identifikojne dhe gjithcka kishte nisur kur ne njeren prej dhomave gjate kontrollit u gjet dhe sekuestrua nje sasi droge e forte. Mbremjen e te henes policia e Durresit arrestoi 41-vjecarin Arben Voci banues ne Xhafzotaj me pune polic prane Institutit te Vendimeve Penale Durres paraburgimi. Policia zbatoi nje vendim te Gjykates se Durresit te dates se djeshme e cila kishte vendosur arrestimin e tij dhe njekohesisht edhe masen e sigurise me burg pa afat. Polici akuzohet per prodhim dhe shperndarje te lendeve narkotike. Ne fakt prokuroria dhe policia e Durresit kishin disa muaj qe hetonin policin ne fjale pasi me daten 27 qershor te ketij viti gjate nje kontrolli ne nje prej dhomave te paraburgimit u gjeten dhe sekuestruan nje sasi prej 94 gram kokaine dhe 26 gram kanabis sativa. Struktura Antidroge pas informacionit nisi punen per te zbuluar menyren se si kishte hyre kjo sasi droge ne paraburgim dhe gjurmet cuan tek gardiani Voci.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›