E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron Ledio Ruçin: Nuk ka përgjegjësi për aksidentin

Share

Gjykata e Tiranës ka liruar djalin e Gramoz Ruçit, Ledio Ruçin, që u përfshi në një aksident tre ditë më parë. Lirimi i Ledio Ruçit është bërë pas kërkesës së prokurorisë.

Kjo e fundit, pasi ka kryer hetimet për aksidentin ku gjeti vdekjen një 27-vjeçare, ka thënë se djali i deputetit socialist nuk ka përgjegjësi për aksidentin.

Sipas prokurorisë, përgjegjës për aksidentin ka qenë automjeti tjetër, që drejtohej nga ana e Edi Likës, i cili nuk ka respektuar semaforin, duke kaluar me të kuqe.

Për këtë arsye, gjykata ka liruar Ledio Ruçin, ndërkohë që ka caktuar masën Arrest me burg për Edi Likën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›