E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan tri aksidente ne 24 ore nje i vdekur 10 te plagosur

Dy aksidente kane ndodhur gjate dites se djeshme me pasoje nje i vdekur dhe 5 te plagosur nderkohe qe 5 persona u plagosen ne oret e mbremjes te se henes

Dy aksidente brenda pak minutash jane me pasoje vdekjen e nje shtetasi dhe plagosjen e pese te tjereve jane regjistruar ne akse te ndryshme rrugore te qarkut te Elbasanit. Aksidenti i pare u shenua ne fshatin Rovje te Komunes Kuker ne Gramsh kur nje kamion i drejtuar nga Ferat Lika ka dale nga rruga e eshte rrokullisur disa here ne humnere. Si pasoje ka mbetur i vdekur ne vend Firi Lika dhe kane mbetur te plagosur rende Shkelzen Henko e Ferat Lika. Te demtuarit jane derguar ne spitalin e Gramshit e jane ne gjendje serioze per jeten. Gati ne te njejten kohe nje aksident eshte regjistruar ne aksin rrugor Elbasan-Tirane ne vendin e quajtur Kthesat e Fikasit. Mjeti tip Benz me targe TR 5634 R me drejtues Gani Markja 37 vjec nga Tirana eshte perplasur me mjetin me targe te Krujes KR 8438 A te drejtuar nga Zamira Zaco 31 vjece e cila ndodhej ne kete automjet bashke me bashkeshortin e saj. Si pasoje e kesaj perplasje kane mbetur te lenduar drejtuesit e dy automjeteve dhe me lehte bashkeshorti i 31-vjecares.

Aksidenti ne fshatin Rovje

Mjegulla e dendur dhe shiu i dites se djeshme kane thelluar edhe me tej bilancin e aksidenteve te diteve te fundit. Pas dy aksidenteve te nje mbremje me pare njeri te rruga e Elbasanit ne kryeqytet dhe tjetri te stacioni i trenit ne qytetin e Elbasanit me bilanc 8 te plagosur njera prej te cileve nderroi jete ne spitaldje rreth oreve te drekes nje tjeter aksident u shenua ne qarkun e Elbasanit. Pran fshatit Rovje te Komunes Kuker ne Gramsh nje kamion ne te cilin udhetonin tre persona perfundoi ne humnere per shkak te mjegulles se dendur dhe rruges se keqe. Drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin pasi automjeti te cilin po drejtonte ka rreshqitur edhe per shkak te lageshtires ne rruge. Si pasoje e renies nga lartesia humbi jeten Firi Lika drejtuesi i kamionit dhe u plagosen dy pasagjeret qe po udhetonin me te Shkelzen Henko e Ferat Lika. Te tre te demtuarit jane nisur menjehere drejt spitalit te Elbasanit.

Aksidenti aksin Elbasan - Tirane

Pak minuta me pas ne aksin rrugor Elbasan - Tirane dy automjete qe po udhetonin ne drejtime te kunderta per shkak te mjegulles dhe asfaltit te lagur kane humbur kontrollin dhe jane perplasur me njera-tjetren. Per pasoje dy drejtuesit e automjeteve jane plagosur. Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Kthesat e Fikasit. Mjeti tip Benz me targe TR 5634 R me drejtues Gani Markja 37 nga Tirana eshte perplasur me mjetin me targe te Krujes KR 8438 A te drejtuar nga Zamira Zaco 31 vjece e cila ndodhej ne kete automjet bashke me bashkeshortin e saj. Te aksidentuarit jane nisur menjehere drejt spitalit.

Hetimet

Ne te dyja rastet ne vendin e ngjarjes kane shkuar policia ekspertet dhe grupi hetimor. Sipas te dhenave paraprake ne aksidentin e Gramshit shkak ka qene humbja e kontrollit te drejtimit te kamionit dhe terreni i rreshqitshem ndersa ne aksidentin e rruges Elbasan - Tirane shkak ka qene mosrespektimi i rregullave te qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve. Nje nate me pare nje makine e patrulles se policise ne Elbasan u godit nga nje Benz me targa te Shkodres ku mbeten te plagosur tre efektiva te policise se komisariatit te ketij qyteti dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›