E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës ‘thyen’, urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, kthen ne pune 3 shefat e larguar

Gjykata e Tiranës vendos pezullimin e urdhrit e ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova për shefat e shërbimit në QSUT. Kosova u padit nga disa shefa shërbimi të QSUT-së, si Orjon Glozheni, Ilir Tasho dhe Samir Cinoimeri pasi ministri urdhëroi rikthimin e organizimit të shërbimeve dhe shefat e tyre sipas strukturës dhe pozicioneve te mëparshme.

Gjykata e Tiranës, kërkon zbatimin e vendimit dhënë nga ish-ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo. Ministri i Shëndetësisë është në proces gjyqësor me të njëjtin objekt edhe me profesor Pëllumb Pipero, shef i shërbimit infektiv në QSUT.

Urdhri i ministrit Halimi riktheu në detyre 52 shefa shërbimi duke sjellë një situate kaosi në QSUT, pas një vendimi qeverie mbi bazën e urdhrit të ish -ministrit Tavo ku numri i shefave të shërbimit në QSUT ishte reduktuar më 16. Reduktimi i numrit të shefave të shërbimit ndodhi një vit më parë kur nisi dhe reforma në QSUT.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›