E Diel, 1 Nëntor 2026

Oficeri i 712-es tenton te vrase me arme qytetarin

Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1500 ne zonen e Freskut ne Tirane kur sipas policise shtetasi Ylli Ceka 41 vjec punonjes i repartit 712 eshte konfliktuar me 35-vjecarin Edvin Vogli. Punonjesi i policise shoqerohej edhe nga vellai i tij Bashkim Ceka ne momentin qe eshte konfliktuar me te plagosurin me arme i cili ndodhej bashke me 30-vjecarin Julian Pusha banues ne Tirane. Mosmarreveshja mes protagonisteve te ngjarjes mesohet se ka ndodhur per pronesine e nje trualli toke ne kete zone prane te cilit kishte edhe banesen shtetasi Edvin Vogli. Ky i fundit kishte kundershtuar ndertimin e objektit me pretendimin se pallati po cenonte pronen e tij. Per kete shkak kishte hyre ne konflikt me vellezerit e efektivit te policise. I vene ne dijeni te perplasjes oficeri i policise dje rreth ores 1500 ka mberritur tek pallati ne ndertim ne zonen e Freskut. Pas mosmarreveshjeve te djeshme fillimisht me administratorin e pallatit ne ndertim shtetasin Bashkim Ceka Edvin Vogli eshte perballur me punonjesin e repartit 712 te policise. Burimet nga hetimi thane se oficeri se bashku me dy vellezerit e tij kane tentuar te vrasin 35-vjecarin i cili eshte qelluar me arme dhe eshte derguar ne gjendje te rende ne spital. Dyshohet se grindja ka ndodhur per motive pronesie. Si pasoje autori i dyshuar Ylli Ceka se bashku me dy vellezerit e tij jane konfliktuar me te demtuarin ku ky i fundit ka plagosur me sende te forta duke e plagosur vellain e autorit shtetasin Bashkim Ceka 44 vjec i cili aktualisht ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten tha dje policia. Sipas saj pas hetimeve paraprake ne vendin e ngjarjes ndaj autorit te dyshuar shtetasit Ylli Ceka eshte marra masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te tentatives se vrasjes. Dje policia tha se eshte marre masa e arrestit ne flagrance edhe ndaj Julian Pushes 30 vjec me akuzen e Plagosjes se rende me dashje. Ai dyshohet se gjate konfliktit ka plagosur me sende te forta shtetasin Bashkim Ceka vellai i efektivit te policise Ylli Ceka tashme i arrestuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›