Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë, lë në arrest shtëpie Ndrea Prendin
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë, për zëvendësimin e masës së arrestit për ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi.
Krahas kërkesës së bërë në Gjykatën e Apelit për prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës për ish komandatin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, Prokuroria i kërkoi sot Gjykatës së Tiranës zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg.
Prokurorët Marjeta Zaimi dhe Genti Canaj i kërkuan gjykatës ndryshimin e masës së arrestit për kryekomandantin Ndrea Prendi, pasi sipas tyre ksihte prova të reja që fajësonin të akuzuarin për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, në protestën e 21 janarit të vitit 2011. Prokurorët në pretendimin e tyre nënvizuan, se pas ekspertimeve të kryera në laboratorët shqiptar dhe të FBI-së ka prova të pakontestueshme që vërtetojnë se Prendi ka qëlluar dhe arma e tij ka vrarë protestuesin Faik Myrtaj.
Nga ana e tij avokati mbojtës, Genci Gjokutaj kundërshtoi kërkesën, duke këmbëngulur në mos ndryshimin e masës duke e argumentuar me faktin se procesi është paralel edhe në Gjykatën e Apelit. Gjyqtari Shkëlqim Mustafa pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve vendosi të rrëzoi kërkesën e organit të akuzës.
Ndrea Prendi, me detyrë komandant i Gardës së Republikës u vu nën arrest shtëpiak pak ditë më parë, pasi nga hetimet njëvjeçare për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ai dyshohet të jetë qëlluar gjatë demonstratës dhe njëri prej plumbave të qitur nga pistoleta tip ‘Beretta’ e kalibrit 9 mm dhe me numër P52796Z, ka shkaktuar vdekjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Margarit Kume, shofer i ish-komandantit të Gardës, dhe Armando Kasa, specialist i IT-së në kryeministri, akuzohen për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
(el.me/BalkanWeb)