E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, paralajmërimi i Anonimit: Drejtësia është duke ardhur!

ATHINE - I ashtuquajturi “Anonimi” sulmon faqen e internetit të ministrisë greke të së drejtësisë, ku ka lënë një mesazh video, të cilin mund ta shohin dhe ta dëgjojnë të gjithë ata që hyjnë në këtë faqe. 

Sipas Organizatës ndërkombëtare, ajo çfarë po ndodh në Greqi është e papranueshme. "Demokracia ka lindur këtu dhe ju po e vrisni atë," thotë në anglisht Anonimi midis të tjerash, duke akuzuar qeverinë ka vënë në praktikë të kundërtat e atyre, për të cilat njerëzit e kanë zgjedhur.
 
Tek postimi me titull "Drejtësia është duke ardhur" thuhet:

"Ajo që po ndodh në vendin tuaj është e papranueshme. Erdhët në pushtet për të shprehur dëshirat e njerëzve tuaj, por ju i nënçmuat ata. Ju vratë gjënë më të shenjtë për vendin tuaj, që është demokracia. Qytetarët tuaj ju urrejnë, sepse ju i shihni ata pa bërë asgjë për ta parandaluar të keqen. Shkuat te FMN, pa miratimin e popullit tuaj. Keni vënë diktaturën mbi shpatullat e tij. Policia shfrytëzon fuqinë dhe sulmon protestuesit, në emër të drejtësisë. Ju i keni injoruar paralajmërimet tona, por ne tani kemi kontrollin. Ne jemi Anonimë .... nuk falim, nuk harrojmë ... duhej të na prisnit!"

Anonimi, bën të ditur se objektivi i ardhshëm në Greqi janë të gjitha mjetet e komunikimit masiv (mediat), pasi “ato kanë thyer tashmë të gjitha kodet”.

Pushtimi nga hackersat digitalë në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, duke shkaktuar alarm për prokurorët.

Departamenti i luftës ndaj krimit kibernetik po heton gjurmët elektronike të hakersave që sulmuan faqen e internetit të ministrisë greke të drejtësisë. Lidhje te tjera VIDEO: Greqi, paralajmërimi i Anonimit: Drejtësia është duke ardhur!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›