Rehn dhe Ackerman: Marrëveshja për PSI, deri në fund të javës
HAGE - Komisioneri europian i çështjeve financiare Olli Rehn tha se pret që marrëveshja ndërmjet qeverisë greke dhe kreditorëve privatë për reduktimin e borxhit të arrihet deri në fund të kësaj jave.
Gjatë një ligjërate në Hagë, Rehn theksoi se marrëveshja për pjesëmarrjen e sektorit privat në reduktimin e borxhit grek, përbën parakusht për programin e dytë të ndihmës financiare ndaj Greqisë.
Rehn theksoi më tej se Greqia duhet të bëjë progres vendimtar në frontin e reformave dhe nënvizoi se theksi duhet vënë sa në stabilitetin e financave publike, aq edhe në ndryshimet strukturore, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin dhe do të kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës.
Por edhe kreu i Deutsche Bank, Joseph Ackerman, deklaroi të enjten se "qeveria greke dhe kreditorët privatë të vendit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje".
Duke folur në konferencën vjetore për shtyp të Deutsche Bank, Akerman paralajmëroi për rrezikun e pasojave edhe në vende të tjera të eurozonës nga një ndërprerje pagesash nga ana e Greqisë dhe deklaroi se edhe ai vetë implikohet drejtpërdrejtë në negociatat midis Athinës dhe kreditorëve.
"Janë kaq shumë gjëra në lojë, kështu që të gjithë duhet të ndihmojmë", theksoi Ackerman, duke shtuar se zgjidhja e problemit të borxhit grek do të ndihmonte të rilaksohen presionet që po ndeshin vendet e tjera të eurozonës me borxh të madh publik, si Portugalia.