E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, i ftohti i merr jetën 101 personave

UKRAINË- I ftohi i ka marrë jetën rreth 101 personave në Ukrainë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Emergjencës, e cila njofton se vetëm dje dhe sot janë shënuar 38 viktima.

Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në vite, me temperaturat që kanë rënë nën minus 33 gradë ceslius.

Ministria e Emergjencës njofton se shumica e viktimave ishin të pastrehë, ndërkohë shumë se 1 mijë e 200 njerëz janë dërguar në spital për shkak të hipotermisë dhe sëmundjeve te tjera të shkaktuara nga të ftohtët.

Autoritetet shtetërore bëjnë me dije se rreth 3 mijë tenda të nxehta janë ngritur përgjatë gjithë vendit për të ofruar strehim dhe për të shpërndarë ushqim dhe pije për të pastrehët.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›