Acari në Europë, Kryqi i Kuq: Mijëra të pastrehë janë në rrezik për jetën
Zvicër- Organizata botërore e Kryqit të Kuq ka dhënë alarmin se mijëra persona po rrezikojnë jetën si pasojë e motit të ftotë që ka goditur Europën.
Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq për Ukrainën dhe Bjellrusinë, Zlatko Kovac ka deklauar se të pastrëhët u gjetën të papërgatitur përballë një moti me temperatura që zbritën deri në -51 gradë celcius.
“Edhe pse ne jemi mësuar me dimër të ashpër në këtë pjesë të botës, kjo valë e të ftohtit erdhi pas një dimri të butë. Të pastrehët nuk kanë qenë të përgatitur. At nuk janë të informuar me parashikimet e motit”- tha Kovac, duke shtuar se organizata po merr masat e nevojshme të ndihmojë personat e pastrehë.
Sipas përfaqësuesit të Kryqit të Kuq i ftohti i acartë ka sjellë edhe një fluks gjithnjë e në rritje të personave që shtrohen në spitale për shkak të hipotermisë apo virozave të ndryshme.
”Në Bjellorusi spitalet një fluks të kosniderueshëm personash, të cilët vuanin nga hipotermia. Të paktën 47 të vdekur janë regjitruar në Ukrainë nga moti i ftohtë”- thotë Kovac.
Ndërkaq qindra njerëz kanë humbur jetën javën e fundit në Poloni, Ukrainë, Rumani, Rusi, Serbi, Bosnje dhe Turqi. Pavarësisht se qeveritë e këtyre vendeve po ngrenë streha për personat në nevojë sërish situata paraqitet problematike, dhe çdo ditë raportohen të pastrehë që humbasin jetën nga hipotermia.
Shkrime të tjera me interes:
- Përmbytjet në Tajlandë, mijëra jetë në rrezik në Bangkok Tajlandë- Ujërat e turbullta të përmbytjeve po përparojnë ngadalë drejt...
- I ftohti “mbërthen” Europën, 40 persona humbën jetën Europa Lindore dhe Qendrore është përfshirë nga moti i keq...
- AK: “Bac do ta kryejmë Kuq e Zi” PrishtinëRrugëtimi i nisur nga AK-ja për të shpalosur flamurin gjidand...