E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes rrezon kerkesen e Almir Rrapos

TIRANE- Gjykata e Tiranes rrezoi kerkesen e Almir Rrapos per shuarjen e mases se sigurise.

Ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme i akuzuar per 11 krime te kryera ne SHBA pretendonte se afati i paraburgimit ka perfunduar prej dates 2 nentor.
Vetem nje dite pasi Gjykata e Apelit te Tiranes lejoi ekstradimin e tij.

Debatet mes paleve ne seance gjyqesore nuk munguan. Gjyqtari vendosi te rrezoje kerkesen e Rrapos duke e lene serish ne qeli. Per Almir Rrapon dy shkallet e gjyqesorit kane lejuar ekstradimin drejt Amerikes.
Gjykata e Strasburgut ka vendosur ta pezulloje ekzekutimin deri ne nje afat prej 15 ditesh pas dhenies se nje vendimi nga Gjykata e Larte.

Rrapo u arrestua ne Ambasaden Amerikane ne Tirane pasi dyshohet per krime te renda te kryera ne kuader te grupit kriminal te drejtuar nga vellezerit Krasniqi dhe qe vepronte ne disa shtete te Amerikes.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›