E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet CEZ Po punohet per te riparuar linjat e demtuara

TIRANE- Kompania CEZ Shperndarje qe ka privatizuar Operatorin e Sistemit te Shperndarjes ka vene ne dispozicion te qytetareve disa numra telefoni ne te cilet ata mund te sinjalizojne per defektet dhe nderprerjet e energjise elektrike.

Nepermjet nje njoftimi per shtyp kompania ben te ditur se si rezultati i rreshjeve te shumta sidomos ne disa rajone po punohet intensivisht per te riparuar linjat e demtuara apo kabinat dhe nenstacionet e permbytura.

Ne keto kushte CEZ Shperndarje ka vene ne dispozicion disa numra telefoni ku qytetaret mund te sinjalizojne e raportojne defektet apo mungesen e energjise elektrike ne rrjet.
Kompania shpjegon se do te dergoje menjehere skuadrat e saj per te riparuar defektet e per te risjelle normalitetin.

e.n/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›