E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat festime ne Tirane BerishaEvropa jo me toke e ndaluar

TIRANE- Koncertin festiv nen moton Pa viza ne Europe e ka pershendetur edhe kryeministri Berisha i cili u shpreh i lumtur per festen e te gjithe shqiptareve sot kur Evropa nuk eshte me toke e ndaluar per ta sic tha ai.

Sot me ne gezojne dhe feston cdo i ri kudo qe ndodhet ne Shqiperi apo jashte saj sot ata ndjehen me te lire me te denje se kurre ne jeten e tyre. Europa nuk eshte me nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kemi qene kurre me te denje se sot- u shpreh kryeministri Berisha.

Duke e quajtur kete vendim si rikthim ne kontinentin e vjeter evropian Berisha foli per mundesite qe iu ofrohen te gjithe shqiptareve pas ketij vendimi.
Vendimi per heqjen e vizave per shqiptaret perben rikthimin e ketij kombi ne kontinentin nga i cili per dekada dhe shekuj e ndane. Sot te rinjte dhe te rejat burrat dhe grate do te kene mundesi te njohin te shikojne te shijojne vlerat dhe kulturat e qyteterimit europian- theksoi Berisha

Aktivitetet festive do te vijojne me pas rreth ores 1900 deri ne oret e vona edhe me koncerte te tjera festive te cilat do te organizohen ne zona te ndryshme te kryeqytetit.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›