Gjykata e Tiranës ul vrullin e sektorit të antikorrupsionit
05/03/2010 Akuza: Zyrtarë e mjekë me prova mitmarrje gjejnë pafajësi e rikthehen në detyrë.
TIRANE- Gjykata e Tiranës është kthyer në një gangrenë të vërtetë për njësinë antikorrupsion që ndodhet pranë Prokurorisë së kryeqytetit, pasi pjesa më e madhe e të pandehurve që kanë lidhje me aferat korruptive, jo vetëm që janë liruar nga burgu, por aktualisht ndaj tyre po jepet edhe pafajësi. Ky fenomen i diskutuar edhe në analizën vjetore të kësaj prokurorie, ku nga 76 pafajësi të regjistruara gjatë vitit 2009, 23 prej tyre ose ¼ janë shënuar në njësinë Task-Forcë. Shkak i këtij bilanci negativ duket se janë bërë disa vendime të togave të zeza, për të cilat njerëzit e akuzës kërkuan heqjen e imunitetit të gjyqtarëve me qëllim fillimin e hetimeve ndaj rasteve ku dyshohet se ata marrin shuma të konsiderueshme financiare, për dhënien e pafajësisë ose uljen e dënimit ndaj individëve të administratës që gjykohen për korrupsion. Këto vendime, në të njëjtën kohë kanë ulur “vrullin” e njësisë antikorruposion, pasi sipas hetuesve ka pasur raste kur i pandehuri është dënuar me një masë qesharake, në një kohë kur provat flisnin krejt të kundërtën. Ky problem që duket se ka demoralizuar prokurorët e Task-Forcës së Tiranës, ka zbardhur edhe strategjinë e personave të proceduar për korrupsion, pasi pjesa më madhe e zyrtarëve ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit për të fituar pafajësinë e tyre. Kjo e fundit i ndihmon ata që të rikthehen në punë, pasi juridikisht një nëpunës civil mund të rikthehet në zyrën e tij, menjëherë sapo gjykata të shprehet për pafajësinë e zyrtarit. Lidhur me këtë çështje aktualisht janë shënuar disa precedentë, ku zyrtarët e ministrive, spitaleve apo institucioneve të tjera, nuk janë mjaftuar vetëm me lirinë e tyre, por më tej kanë kërkuar në gjykatë edhe pafajësinë e plotë. Disa nga këta precedentë mund të përmenden rastet e zyrtarëve që shkojnë deri në rangje të larta drejtuese në ministri, sekretarë apo të tjerë nëpunës të akuzuar për korrupsion. Ata kanë gjetur pafajësi në Gjykatën e Apelit në disa raste, ndërsa në të tjera edhe pse dënohen minimalisht nga dy shkallët e gjyqësorit, ata vazhdojnë të ankimojnë vendimet në Gjykatën e Lartë, me shpresën se kjo e fundit do t‘i japë juridikisht pafajësinë. Nëpërmjet kësaj të fundit ata mund të rikthehen sërish në vendin e punës, ose në rast të kundërt të kërkojnë pagën mujore për muajt që janë pezulluar nga detyra.
Dhënia e pafajësisë
Nisur nga ky fenomen, më i dëmtuari në këtë rast është buxheti i shtetit, i cili për shkak të një vendimi të dyshimtë, duhet të dëmshpërblejë personin e proceduar, edhe në rastet kur Prokuroria disponon prova konkrete. Kur mbi këto prova ekziston një vendim gjykate, atëherë përmbarimit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta ekzekutojë atë. Megjithëse janë hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë, sipas hetuesve shumica e të pandehurve, nuk janë “dorëzuar” që në shkallën e parë, por ata vazhdojnë ta ndjekin procesin edhe më lart.
Raste konkrete të rikthimeve në punë
Zyrtarë të korruptuar
Në listën e 23 dosjeve që njësia e Task-Forcës ka pretenduar se janë shpallur të pafajshëm pa të drejtë nga gjykata, ka emra të zyrtarëve të rangjeve të ndryshme. Nëpunësve të ministrive të ndryshme, apo punonjësve në firma private që akuzohen si të korruptuar, u janë faktuar thuajse të gjitha akuzat nga ana e Prokurorisë së Tiranës dhe megjithatë, gjykata i ka çmuar këto prova si të pamjaftueshme dhe e ka parë të arsyeshme t’u japë atyre lirinë. Menjëherë pasi kanë marrë pafajësinë, këta zyrtarë u janë drejtuar vendeve të tyre të mëparshme të punës, ku e kanë rifituar atë dhe pagën disa mujore.
Mjeku i burgut
Një mjek i spitalit të burgut, që ishte proceduar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të korrupsionit, ka ndjekur të njëjtën praktikë me të tjerët, por duke zgjedhur rrugën më të shpejtë, duke e fituar pafajësinë e tij që në shkallën e parë. Ka qenë gjykata e Tiranës, e cila në argumentimin e vendimit ka pohuar se Prokuroria nuk kishte arritur të faktonte korrupsionin e kirurgut të burgut. Nisur nga ky vendim ky mjek është rikthyer sërish në detyrën e tij, duke fituar edhe pagesën mujore të kohës që ka qëndruar i pezulluar. Aktualisht ky vendim është apeluar nga prokurorët e njësisë Task-Forcë, të cilët kërkojnë dënimin e kirurgut të burgut.
Gjinekologët “grykës”
Megjithëse Prokuroria ngriti akuzën e korrupsionit ndaj disa mjekëve të maternitetit “Kiço Gliozheni”, një prej tyre mundi të apelojë vendimin e organit të akuzës dhe të rikthehet sërish në detyrën e tij. Lidhur me këtë rast prokurorët këmbëngulën se kishin prova si përgjime, filmime e materiale të tjera që faktonin implikimin e tij në afera korruptive, por gjykata hodhi poshtë pretendimet e tyre, duke vendosur rikthimin në punë të tij. Aktualisht gjykimi ndaj këtij mjeku dhe 5 kolegëve të tij vazhdon të kryhet në shkallën e parë, ku të pandehurit kërkojnë nga trupi gjykues pafajësi. Në listën e të pandehurve janë 3 mjekë, një infermiere dhe mami të maternitetit.