Rreth 4 mijë fëmijë në vend rriten vetëm me njërin prind
05/03/2010 Studimi i UNICEF-it
Studimi më i fundit i kryer nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Tiranë (UNICEF), nxjerr në pah faktin se për shkak të emigracionit, rreth katër mijë fëmijë të moshës nga 0-17 vjeç, rriten në ambientet familjare vetëm me kujdesin e njërit prind. Kjo, pasi prindi tjetër, për shkak të emigrimit nuk mund të jetë prezent në rritjen dhe problemet e përditshme që shfaq fëmija e tij, duke e privuar atë nga e drejta e një afeksioni emocional të plotë që sigurohet në familje. Studimi me temë“Migracioni shqiptar- ndikimi i tij në jetën ekonomike dhe sociale të fëmijëve të lënë pas”, vë në dukje se mungesa e modeleve mbi rolin e nënës dhe babait u rrit riskun fëmijëve për të kaluar një zhvillim dhe socializim të vështirë, veçanërisht në adoleshencë. Në studim reflektohet se rreth 98.5 për qind e familjeve me fëmijë të lënë pas kanë babanë në emigracion jashtë Shqipërisë, ndërsa në përqindje të papërfillshme me rreth 1.2 për qind raportohet të jenë rastet kur kanë emigruar të dy prindërit, të cilët i kanë lënë fëmijët nën kujdesin e familjarëve të tjerë që ndodhen në vendin tonë. Ndërkohë që akoma më të rralla rezultojnë të jenë rastet kur gruaja emigron, që ndodh në 0.3 për qind të familjeve, duke e lënë fëmijën nën kujdesin e babait. Lidhur me ndikimet që vijnë nga këta tregues, specialistët që janë marrë me hartimin e studimit tregojnë se “natyra e parregullt e emigrimit të një pjese të madhe prindërish ka ndikuar dhe po ndikon negativisht në bashkimin e familjes. Fëmijët dhe familjet e lëna pas, përgjithësisht janë të mbrojtur ekonomikisht nga remitancat e dërguara, por të pambrojtur nga qëndrimi ‘neutral’ i strukturave publike të shërbimeve sociale". Kjo citohet në raportin e këtij studimi. Sipas tyre, një vëzhgim i tillë ka nevojë të pasohet me të tjerë më cilësorë që do të ndihmojnë në marrjen e politikave për zbutjen e problemeve emocionale. Sipas klasifikimit të bërë në këtë studim, rezulton se numri i shqiptarëve që kanë emigruar në vende të ndryshme të botës arrin në rreth 1.193.000 persona. Ndërsa harta e gjeografisë së shpërndarjes së tyre detajohet si më poshtë: Itali (250 mijë), SHBA (150 mijë), Greqi (6 000 mijë), Kanada 11 500, Zvicër 1500Angli 50 mijë, Turqi 5000, Francë 2 mijë, Austri 2mijë, Vendet e Ulëta 1000 dhe Belgjikë 5 mijë.