E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dalin nga greva vëllezërit Bilali

Kanë dalë nga greva vëllezërit Bilali të cilët të dielën, vendosën të nisnin grevën e tyre pranë godinës së Avokatit të Popullit. Ata e nisën grevën pikërisht pranë ambjenteve të Avokatit të Popullit sepse aty punon juristi Harallamb Bano, i cili në vitet 80-të ka qënë prokuror dhe sipas tyre është në dijeni se ku gjenden eshtrat e vëllait të tyre.
Kërkimet për eshtrat e të vëllait të tyre kanë nisur që nga vitin 1993, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ata që kanë qënë firmëtarët e procesverbalit të ekzekutimit të të vëllait.
Ata kanë 17 vite që vazhdojnë të kërkojnë të dëshpëruar eshtrat e vëllait të tyre Xhevit Bilalit, i cili në vitin 1984 është pushkatuar nga regjimi i egër komunist.
Avokati i Popullit i ka premtuar që t'i ndihmojë në zgjidhjen e problemit të tyre. Por megjithatë ata shprehen skeptik pasi vetëm atëherë kur të shohin ndihmën konkrete nga ky institucion do të jenë të kënaqur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›