Aksidentohen të afërmit e Alibeajt, një i vdekur
Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes, tha se makina tip Benz, ku udhëtonin katër personat ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta. Viktima dhe tre të plagosurit janë njerëz të afërt të ish-ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Përkatësisht ato janë halla e tij bashkëshorti i saj dhe djali i tyre. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku gjendja e tyre është e rëndë.