E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i komunikon ne reanimacion masen e sigurise arrest me burg Ilirjan Canit

Është gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda…shoqërohet nga prokurori, avokati mbrojtes dhe sekretarja gjyqësore… si rrallë herë ata janë drejtuar reanimacionit të Spitalit Qendror të Traumës i njohur si ish-Spitali Ushtarak ku ndodhet i shtruar prej tre ditësh Ilirjan Cani, vrasësi i bashkëshortes Alketa Cani…
Për 10 minuta dhoma e reanimacionit u shëndërrua në sallë gjyqi…Mësohet se gjyqtari Ardit Mustafaj ka tentuar të komunikoj me të dyshuarin i cili është vetplagosur me dy plumba tejshpues, një në barkë dhe një në krahror…edhe pse i shtirë në krevat, ai ka mundur të lëviz kokën duke i dhënë shenjë gjyqtarit se ishte i vetëdijshëm për akuzën e ngritur dhe masën e sigurisë të caktuar ndaj tij…
Pas këtij komunikimi verbal, gjyqtari, prokurori dhe avokati kanë lënë ambientet e spitalit për tu drejtuar tek zyrat e punës, ndërkohë në korridorin e  Spitalit ndodheshin shumë familjar dhe të afërm të Canit…
Ngjarja për të cilën akuzohet Ilirjan Cani ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Kodrës së Priftit në kryeqytet, ku i dyshuari e ka qëlluar me pesë plumba bashkëshorten Alketa Cani dhe më pas ka qëlluar dy erë vetën…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›