E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Korces kontrolle neper rruge dhe ne zonat turistike

Forcat speciale në Korçë bashkë me policinë e rendit dhe të krimeve, kanë marrë në kontroll akset kryesore nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë-Thanën.
Patrullat e lëvizshme monitorojnë situatën përgjatë 24 orëve.
Policia është futur edhe në rrugët dytësore, në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale. Në kulmin e sezonit turistik, po monitoron edhe zonat më të frekuentuara nga vizitorët, duke organizuar shërbimet e policisë së qarkullimit dhe specialistëve të policisë kriminale. Dhjetra drejtues mjetesh janë penalizuar, ndërsa janë kontrolluar lokale e banesa, në të cilat janë gjetur armë e municione.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›