E Diel, 1 Nëntor 2026

Vaj kancerogjen ne fast foode MB urdher te posacem kontrolli

Nëse vaji ka ndryshuar ngjyrë, është trashur, apo nxjerr tym gjatë skuqjes mos e përdorni më.
Ai është shkatërruar duke u kthyer në një produkt kancerogjen.
Specialistët e shëndetit publik ngrenë shqetësimin se nësë kanë gjetur të përdoret vaji në kushte të tilla në fast-foode dhe restorante në vend. Madje pasi janë kryer analizat laboratorike vihej re tejkalimi gati dyfish i normave të lejuara. Problematikë më e madhe është vënë re në qytetet e Tiranës, Vlorës dhe Korcës.
Nisur nga problematika një urdhër të posacëm kontrolli për inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka nxjerre edhe Ministri i Bujqësisë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar rreth 400 inspektime kryesisht në zonat turistike, ku edhe përqëndrimi i njerëzve gjatë këtij sezoni është më i madh. Ka sekuestruar produktet dhe ka vendosur gjoba në ato subjekte ku ka konstatuar shkelje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›