E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti Mysliman organizon iftar te hapur

Nje pjate per te gjithe , edhe per ata kalimtar te rastit . 
Komuniteti Mysliman se bashku me xhaminë e Medresesë ka zhvilluar nje iftar te hapur perpra sheshit te xhamise ku me shume se 500 persona, besimtar myslimane ndoshta dhe jo vetëm kane përfunduar dhe nje tjeter dite te gjate agjerimi. 
E shoqëruar me nje perfomance te nxënësve te medrese, ajete kuranore dhe  ilahi  tashme është bere nje tradite e pervitshme.
I rrethuar, sheshi i Medresesë per pak kohe u be nje vatër për shume besimtar myslimane te cilët per te qene te pranishëm nuk kishin nevojën e nje ftese te posaçme, ndërsa e ngrysen ditën ne harmoni me njeri tjetrin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›