E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata i komunikon sot masën e sigurisë Prendit, Kumes dhe Kasajt

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe IT-ja e kryeministrisë Armando Kasaj pritet të paraqiten sot në gjykaten penale për t`u njohur me masën e arrestit shtëpiak.

Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës, ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të tre këta persona ndërsa Prokuroria po grumbullon dokumenta shtesë për të forcuar qëndrimin e saj për të siguruar nga gjykata e apelit dërgimin e të pandehurve nga arrest shtëpiak në arrest me burg.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese në bashkëpunim si dhe ka shpërdoruar detyrën. Ndërsa për shoferin e komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai duke dashur të ndihmojë për të shmangur nga përgjegjësia ligjore Ndrea Prendin e ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit.

Ndërkohë në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011 dhe dyshohet se ka fshirë të gjitha regjistrimet.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›