E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varret e Boboshticës, shtyhet seanca në Apel ndaj kreut të Omonia-s

KORCE-Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Korcë për cështjen e kreut të Omonias, Naum Disho ka pësuar shtyrje.

Vendimi për shtyrje ka ardhur për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës.
Në qendër të seancës së sotme ishte shqyrtimi i kërkesës së palës mbrojtëse për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit ndaj Dishos, deri në shqyrtimin e cështjes nga Gjykata e Lartë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me dy vite burg me akuzen e dhunimit të varreve në Boboshtice.
Sot pritej që Disho të lihej i lirë deri në vendimin e Gjykatës se Lartë ose të arrestohej në sallen e gjyqit për të vijuar më pas procesin në Gjykatën e Lartë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›