E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Vdekja e kengetares Emmy nga perplasja e kokes ne toke

TIRAN- Prokuroria e kryeqytetit nga hetimet e kryera dhe ne baze te raportit te Institutit te Mjekesise Ligjore ka konstatuar se vdekja e kengetares Elsiana Hidershaj e njohur ndryshe si Emmy ka ardhur nga demtimet e kokes te shkaktuara nga perplasja me trotuarin.


Ky eshte edhe versioni zyrtar i shkakut te vdekjes se kengetares Emmy pasi nga ekspertiza e vdekjes 21-vjecarja nuk kishte demtime te tjera ne trup pervec se ne koke. Keto demtime sipas prokurorise jane shkaktuar nga perplasja qe ka pasur kengetarja Emmy ne toke ne momentin qe biznesmeni Aziz Kelmendi ka frenuar me force pasi kishte ecur per disa metra me 21-vjecaren e kapur per xhamin e dritares ku ndodhej shoferi.


Nderkohe vetem pak dite me pare prokuroria ka marre ne kontakt prinderit e 21-vjecares duke i pyetur me detaje per pretendimet e tyre te botuara ne media per kercenimet qe vajza e tyre ka pasur nga biznesmeni Kelmendi.


Mesohet se babait te vajzes i eshte kerkuar te jape shpjegime per keto pretendime si dhe i eshte kerkuar te dorezoje emrat e deshmitareve qe sipas familjareve kane dijeni per versionin e vdekjes se vajzes se tyre. Gjithashtu burimet prane organit te akuzes shtuan se te premten e kaluar eshte marre ne pyetje edhe roja i PUB-t te njohur ne Tirane me inicialet A.S. ku ka dhene shpjegime per ngjarjen e mbremjes se 27 shkurtit 2011.


Mesohet se para hetuesve te ceshtjes roja i parkingut nder te tjera ka deklaruar se makina tip Touareg me ngjyre blu te erret me targa te Kosoves ka dale nga parkingu me shpejtesi te madhe duke ecur dhe frenuar me shume force aq sa dukej sikur makina ulerinte nga shpejtesia. Ne kete kohe sipas deshmise roja ka konstatuar nje vajze te shtrire ne toke dhe te gjakosur.


Sipas tij drejtuesi i mjetit nuk e ka ulur shpejtesine por e ka shtuar ate duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe pervec deshmise se rojes se parkingut policia me kerkese te prokurorise ka marre edhe deshmine e shoqerueses se biznesmenit Kelmendi shtetases me inicialet P.I. e cila ka sqaruar zenken mes biznesmenit Kelmendi dhe 21-vjecares Emmy.


Nder te tjera mesohet se deshmitarja P.I. ka shpjeguar se kengetarja Emmy ishte varur ne xhamin e dritares se biznesmenit Kelmendi dhe ky i fundit ka ecur me makine dhe pas disa metrave ka frenuar duke hedhur kengetaren ne toke e cila ka perplasur koken demtime qe i sollen vdekjen.


Gjithashtu nga te dhenat e siguruara nga prokuroria mesohet se babai i vajzes ka pajtuar nje avokat mbrojtes i cili ka paraqitur nje kerkese ne prokurori per tu njohur me aktet me cilesine e pales se demtuar.


Ngjarja


Sipas akuzes ngjarja per te cilen akuzohet biznesmeni kosovare Aziz Kelmendi ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se 27 shkurtit 2011 vetem pak minuta pasi ishte larguar nga ambientet e brendshme te Pub-t te njohur ne Tirane. Mesohet se biznesmeni Kelmendi pervec lidhje biznesi me 21-vjecaren kishte pasur per gati dy vite edhe lidhje intime por qe prej nje muaji marredhenia e tyre ishte prishur duke bere qe mes tyre te kishte debate per kete ndarje.


Naten e ngjarjes 21-vjecarja ka qene ne Pub ku ndodhej edhe biznesmeni Kelmendi dhe ky i fundit sapo ka konstatuar se aty ndodhej ish e dashura ka tentuar te largohet me mikeshen e re.


Por ne parking afer makines se tij eshte afruar 21-vjecarja Emmy qe ka nisur debatin me biznesmenin Kelmendi dhe mikeshen e tij. Per te shmangur kete debat ai ka ndezur makinen per tu larguar por ne xham i eshte varur 21-vjecarja. Pas disa metrave ecje Kelmendi ka frenuar makinen dhe ne ate momente eshte perplasur kengetarja duke pesuar demtime te renda qe i shkaktuan vdekjen. Pas 10 minutave vete Kelmendi eshte kthyer ne vendin e ngjarjes per te pare se cfare i kishte ndodhur ish te dashures nderkohe dhe u arrestua nga policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›