Prokuroria kerkon nga Gjykata e Larte kthimin ne burg te tre gardisteve te grupit te zjarrit
TIRAN- Ankimi i prokurorise per lirimin nga qelia te tre gardisteve te njohur si grupi i zjarrit nga Gjykata e Apelit tashme eshte regjistruar ne kryesekretarine e Gjykates se Larte e cila pritet te caktoje me ndihmen e shortit relatorin e ceshtjes.
Sipas te dhenave te publikuar ne faqen zyrtare te Gjykates se Larte mesohet se me date 18 mars 2011 prane ketij institucioni eshte regjistruar rekursi i Prokurorise se Tiranes per lirimin e gardisteve Gazmend Ahmetaj Sadik elaj dhe Mark Nikolli.
Te tre keta gardiste u liruan nga Gjykata e Apelit edhe pse prokuroria kishte konstatuar se nga tytat e armeve te tyre jane shkrepur 74 plumba luftarak ne ajer dhe drejt turmes diten e demonstrates se 21 janarit.
Nderkohe Gjykata e Shkalles se Pare ne seancen e vleftesimit te arrestit dhe caktimit te mases se sigurise kishte vendosur izolimin ne qeli te tre gardisteve me masen e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor. Por ky vendim u shfuqizua nga Gjykata e Apelit i cili i liroi te tre gardistet nen masen e sigurise detyrim per paraqitjeje.
Sipas rekursit te prokurorise tre gardistet duhet te izolohen ne qeli per shkak se lirimi i tyre perben rrezikshmeri shoqerore dhe ekziston mundesia qe ata te largohen dhe ti shmangen hetimeve. I vetmi qe tashme ndodhet ne qeli per kater vrasjet e demonstruesve me 21 janar eshte shefi i shtabit te Njesise Speciale major Agim Llupo pasi eshte provuar se nga arma e tij ka gjetur vdekjen shtetasi nga Gjirokastra Ziver Veizi.
Pritet qe ne ditet ne vazhdim Kolegji Penal i Gjykates se Larte te caktoje relatorin e ceshtjes dhe me pas te vendos pranimin e rekursit apo mospranimin e ankimit te prokurorise. Nese pranohet rekursi i prokurorise do te caktohet me pas nje date per shqyrtimin gjyqesor te ceshtjes se ankuar nga Prokuroria e Tiranes.