E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari, Arvizu:Hetim nga organizatorët deri tek vrasjet

TIRANE-Ambasadori amerikan në Tiranë Alexandër Arvizu ka bërë apel për një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe pa ndërhyrje të jashtme lidhjur me ngjarjet e 21 Janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
“Shumë herë kemi theksuar që hetimi të jetë i gjithanshëm dhe i pavarur. Hetimi duhet të përfshijë të gjitha fazat, duke filluar nga organizatorët, protestuesit si dhe nga ato që qëlluan duke cuar në vdekjen e 4 demonstruesve. Hetimi të vazhdojë të cohet pa ndërhyrje të jashtme që të evitohet përsëritja e ngjarjeve të tilla”, deklaroi ambasadori sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, ku Arvizu i dorëzoi një raport nga ekspertët që shqyrtojnë rrethanat e demonstratës së 21 Janarit.

Raporti merret në mënyrë specifike me përgatitjet dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit gjatë demonstratës së 21 Janarit.
Gjatë shqyrtimit të raportit, ambasadori ameruikan Arvizu tha se “Policia e Shtetit pati një plan operacional të mirëzhvilluar për një demonstratë që do zhvillohej dhe ekzekutuan planin operacional më së miri”.

Arvizu vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit në ngjarjet e 21 Janarit. “Gjatë dhunës ekstreme Burgaj inicioni masa të jashtëzaklonshme që të mbante në kontroll situatën, duke pasur parasysh burimet shumë të kufizuara. Policia në pjesën më të madhe ishte e pambrojtur. Ata qëndruan pa lëvizur duke u goditur nga gurë, shkopinj e bomba molotov. Ata qëndruan përballë këtyre sulmeve duke zbatuar urdhrat Dhe nuk u hakmorën kur u sulmuan”.

Arvizu më tej tha se duhet garantuar e drejta për të protestuar, por duhet që qytetaret të zhvillojnë protesta paqësore. Ndaj tha Arvizu, autorët e dhunës duhet të ndëshkohen.
“Ata që morën pjesë në aktet e dhunës të ballafaqohen me drejtësinë”, kërkoi Arvizu.

Nga ana e tij Kryetari i Policisë së Shtetit tha se do të shqyrtojë me seriozitet raportin dhe do marrin në konsideratë këshillat në të.

(d.b/s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: 21 Janari, Arvizu:Hetim nga organizatorët deri tek vrasjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›