PS: Më 18 Shkurt në protestë kundër varfërise
TIRANË- Deputeti i PS, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se më 18 shkurt opozita do të protestojë paqësisht, por me vendosmëri kundër qeverisë që po i varfëron qytetarët.
Deputeti Ahmetaj tha se "1280 pasuri të shqiptarëve, që vlejnë qindra miliona euro, ka vendosur të plaçkisë Sali Berisha në vetëm dy muaj, tani që e ndjen se regjimit të tij po i afron fundi".
Prandaj, tha ai, të premten në 18 shkurt "shqiptarët do të demonstrojnë paqësisht dhe me vendosmëri kundër këtij regjimi, që është i gatshëm të marrë jetë shqiptarësh të pafajshëm".
Deputeti Ahmetaj vuri në dukje se ndërsa çmimet e ushqimeve, energjisë, ujit, etj, rriten në mënyrë marramendëse qeveria vazhdon axhendën e kusarisë.
(d.b/BalkanWeb)