E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata le ne burg tre te dyshuarit si pronare te droges

Operacioni "Gomonia e vjeter", Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur dje masen e sigurise "arrest me burg" per tre pronaret e droges. Aranit Bida, Blerim Beqiraj dhe Avni Vrami nuk kane folur perpara gjykates, ndersa mbrojtesit e tyre kane kerkuar nje mase sigurie me te bute. Prokurori i ceshtjes Bensik Muci i kerkoi gjykates lenien e tyre ne qeli deri ne perfundim te hetimeve, mase kjo e vendosur me pas edhe nga vete gjykata. Te pandehurit rane ne pranga dy dite me pare pasi dyshohet te jene pronaret e sasise prej 115 kg hashash, i cili u kap nje jave me pare ne nje gomone ne brigjet e Vlores. Prokuroret e Krimeve te Renda munden te arrestojne pas disa dite kerkimesh 3 shtetasit, Aranit Bida, Blerim Beqiraj, Avni Vrami. Te tre shtetasit ne fjale tentuan te conin drejt Italise 115 kg hashash. Kjo sasi droge u bllokua disa dite me pare ne bregun shqiptar te detit Jon. Operacioni ne fjale u krye nga policia kufitare e qarkut te Vlores, e cila zhvilloi gjate nates deri ne te gdhire te dates 11 tetor nje operacion antitrafik. Nderkohe qe ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje lundrues, tip gomone me gjatesi 4.5 metra dhe sasia narkotike e llojit hashash. Nderkohe mesohet se tre personat e arrestuar jane nga Vlora, Fieri dhe Mallakastra. Prokuroria ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij trafiku te mbetur ne tentative. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›