Gjykata lë në burg vrasësin e radiologut
06/10/2009 Ali Lorja mësohet të ketë dhënë dëshmi të reja në Prokurori. Asnjë reagim ndaj masës
DURRES- Dhjetë minuta ka zgjatur e gjithë seanca gjyqësore në gjykatën e Durrësit për klasifikimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Ali Lorja, i dyshuari kryesor për vrasjen e mjekut Fatmir Thaçi. Tre ditë pasi Lorja ka shtënë me pistoletë në repartin e radiologjisë në drejtim të radiologut Thaçi për ta vrarë, 45-vjeçari Lorja ka dalë para trupit gjykues, i cili kanë vendosur ta lërë në qeli vrasësin e mjekut.
Masa
Prokurorja Elena Bakëllbashi e ka akuzuar të arrestuarin Ali Lorja për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Dje nën masa të forta sigurie efektivat e policisë së paraburgimit kanë futur në sallën e gjykimit të prangosurin Ali Lorja, i cili ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij. Akuza ka kërkuar mbajtjen në qeli të shtetasit Lorja, i cili mësohet të ketë pohuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore dëshmi të reja. Në sallë janë lejuar familjarë e të afërm të të prangosurit të vendosur në kafazin e izolimit, ndërsa të gjithë kanë kaluar nën kontroll të rreptë. Trupi gjykues ka vendosur të lërë në kushtet e arrestit në burg 45-vjeçarin Ali Lorja dhe vendimi nuk ka pasuar më asnjë lloj reagimi as nga autori i akuzuar për vrasje dhe as nga mbrojtja e tij. Më datë 2 tetor 2009 shtetasi Ali Lorja ka shkuar në repartin e radiologjisë rreth orës 9.30 dhe sapo ka hapur derën ka shtënë me pesë plumba pistolete në drejtim të radiologut Fatmir Thaçi. Dy nga plumbat e kanë marrë në kokë, kurse tre të tjerrë në turp duke mos u dhënë mundësi kolegëve kirurg të mjekut Thaçi të ndërhyjnë për t’i shpëtuar jetën. Pas krimit Lorja thuhet se ka tentuar të vrasë edhe veten, por pasi ka mësuar se në pistoletë nuk kishte më plumba është vetëdorëzuar duke pranuar krimin. Shkak i krimit të ndodhur brenda në spital janë bërë dyshimet e shtetasit Ali Lorja për marrëdhënie intime të gruas së tij Liljana Lorja, recepsioniste në spital, me mjekun radiolog Fatmir Thaçi. Bashkëshortja e të arrestuarit 3 muaj më parë, më datë 8 korrik 2009 është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku edhe ka humbur jetën nga vetëhelmimi.