Berisha: S'kemi humbur miq, ata jane shtuar me shume
SHKODER-Nuk ka qendruar ne heshtje kryeministri Berisha ndaj akuzave te hedhura ne media, sipas te cilave SHBA eshte shume e shqetesuar per pavaresine e institucioneve te pavarura ne Shqiperi. Ai ka shfrytezuar viziten e djeshme ne kryeqendren e Veriut, Shkoder, per te dhene mesazhin e mosperzierjes ne punet e ketyre institucioneve te cilat per te jane te shenjta ne pavaresine e tyre. Ne kete menyre, kreu i qeverise hodhi poshte cdo pretendim per cenimin e pavaresise se institucioneve, ne menyre te vecante per Prokurorine me ndryshimet qe po behen ne ligjin per kete institucion. "Ne gjykimin tim, institucionet nuk kane qene kurre me te pavarura. Debatet jane debate, jane konstante te demokracise. Standardet jane standarde dhe per kete qeveria eshte e vendosur qe te vendose standardet me te mira", theksoi Berisha. Sipas tij, Shqiperia po ben dhe do te beje hapa para. "Ka debate per probleme te ndryshme. Per shembull pati debate dhe perplasje per gjyqtaret e Gjykates se Larte, por ky debat solli nje procedure bilaterale, sic ua paralajmerova, me transparente. Presidenti beri hapat e tij dhe futi nje proces transparent para qytetareve", vijoi Kryeministri. Madje kreu i qeverise nga Shkodra mohoi se mund te kete marredhenie te lekundura me diplomatet ne menyre te vecante te SHBA, te cilet u ankuan per debim nga salla e Kuvendit dite me pare. "Shqiperia jo qe nuk do te beje hapa prapa, por do te beje shume hapa perpara. Ky eshte zotimi im para shqiptareve, para partnereve, miqve dhe aleateve tane dhe para te gjithe atyre qe e duan dhe e mbeshtesin ne rrugen e integrimit euroatlantik Miqte e Shqiperise po shtohen cdo dite e me shume", theksoi Berisha i bindur se qeveria e tij do te marr nje mandat te dyte ne zgjedhjet parlamentare 2009. Ne te njejten kohe kreu i qeverise nuk ka lene pa argumentuar faktin se perse jane shtuar sipas tij miqte e Shqiperise. Ai e ka mbeshtetur nje deklarate te tille ne faktin, se dhe SHBA e ka gati rezoluten per ratifikimin ne Kongres te protokollit per anetaresimin e plote ne Shqiperine ne NATO. Nderkohe qe sipas tij dhe mbeshtetja evropiane nuk ka munguar, e shprehur kjo dhe ne vizitat e suksesshme dhe diplomacine aktive te Shqiperise.
Akuzat
Vetem dy dite me pare, mediat kane publikuar deklaraten e nje diplomati amerikan, sipas te cilit Shqiperia ka bere hapa prapa ne rrugen e integrimit dhe se rrezikohet anetaresimi ne NATO. Shqetesimi amerikan sipas diplomatit kane te bejne me institucionet e pavarura dhe rrezikimi i zgjedhjeve te ardhshme.
R.Rapushi
Akuzat
Vetem dy dite me pare, mediat kane publikuar deklaraten e nje diplomati amerikan, sipas te cilit Shqiperia ka bere hapa prapa ne rrugen e integrimit dhe se rrezikohet anetaresimi ne NATO. Shqetesimi amerikan sipas diplomatit kane te bejne me institucionet e pavarura dhe rrezikimi i zgjedhjeve te ardhshme.
R.Rapushi