E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi veten ne "atentat", pranga policit

BERAT- Agjenti i policise qe mbeti i plagosur gjate nje "atentati" ne qytetin e Kucoves eshte arrestuar dje nga koleget e tij per mashtrim dhe armembajtje pa leje. Astrit Pirre, aktualisht efektiv i ruajtjes se objekteve ne Berat, eshte vene ne pranga, pasi akuzohet se ka sajuar ngjarjen dhe eshte veteplagosur, teksa nisej per ne pune dy jave me pare. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten dhe thane se 38-vjecari eshte izoluar ne qelite e komisariatit. Gjate keqyrjes se vendngjarjes, policia konstatoi kater gezhoja, ndersa nje nga plumbat pas rikoshetes ka plagosur ne krah efektivin. Gjate marrjes ne pyetje, Pirre deshmoi se nuk kishte pare atentatoret, por nga ekspertiza rezultoi se ai ishte veteplagosur. Akuzat e ngritura ndaj efektivit jane "kallezim i rreme", "armembajtje pa leje", "prishje e qetesise publike" dhe "prishje e etikes se punonjesit te policise".

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›