Gjykata lë të lirë Sali Lushën
Një trup gjykues në Kavajë vendosi shuarjen e masës së sigurisë për ish- bodigardin e Berishës gjatë kohës që ishte President
Lusha dje bashkëpuntorët e tij, u lanë të lirë, pasi dy javë pas arrestimit të tij prokuroria nuk gjeti prova për të arresuarit
Tiranë- Më tepër se dy javë pas arrestimit të tij, Sali Lusha është lënë i lirë nga Gjykata, e pas kërkesës së këtij të fundit, ndërsa afati i caktuar nga gjykata për mbajtjen e tij në gjendje arresti kishte përfunduar. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Gjykatës së Kavajës. Ndërkaq gjykata dje argumentoi se lirimi i Lushës dhe i shtatë personave të tjerë që ishin arretuar me të në plazhin e Golemit në lokalin Rio, kishte qenë i ligjshëm.
Kjo pasi për gjatë kohës që ishte lënë në dispozicion për të gjetur provat, ato nuk ishin gjetur. Në këtë mënyrë Gjykata vendosi të lërë të lirë ish- bodigardin e Berishës, për shkak se gjatë kohës që ishte lënë në dispozicion organi i akuzës nuk solli asnjë provë që sipas saj provonin përfshirjen e Lushës dhe personave të tjerë, në veprimet për të cilat ai ishte arrestuar nga Prokuroria e Kavajës dhe me të cilat ishte kërkuar mbajtja e tij në gjendje arresti.
Pas rivlerësimit të masës së arrestit në fund të afatit dy javor, Gjykata vërejti se prokurorja që hetonte ish- bodigardin e Berishës në kohën që ai kishte qenë president nuk kishte gjetur dhe sjellë prova për trupin gjykues.Në këtë mënyrë kjo e fundit dje vendosi lirimin e menjëhershëm të Sali Lushës, Avdyl Gjomakajn, Shkëlzen Susën dhe Renaldo Gecajn, të cilët gjithashtu ishin arrestuar nga policia e Kavajës dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, mesnatën e 6 gushtit duke u gdhirë data shtatë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Sali Lusha, Abdyl Gjomakaj Shkëlzen Susa, Visar Kashari, Mariglen Blliku, Rubin Grazhani, Renaldo Gecaj dhe Egdar Muça,
arrestimi i tyre ndodhi, pas një konflikti që kishte lindur me muzikën e lartë që kishte lokali në pronësi të Lushës, të cilin punonjësit e policisë kërkonin ta mbyllnin për shkak të ndotjes akustike (zanore) që ajo shkaktonte duke krijuar shqetësim tek pushuesit e ndryshëm. Lusha ka përfunduar në prangat e policisë për akuzën e prishjes së qetësisë publike dhe kundërshtimit të forcave të policisë gjatë orëve të vona të së mërkurës, duke u gdhirë dita e djeshme kur ai ka kundërshtuar kërkesën e policisë për të ulur e minimizuar volumin e muzikës në kompleksin turistik që është në pronësi të tij, në plazhin e Golemit, pranë Shkëmbit të Kavajës.
Pas debatit mes efektivëve të policisë dhe punonjësve të lokalit kishin kundërshtuar uljen e muzikës dhe më pas në këtë konflikt janë përfshirë edhe personat e tjerë mes tyre Sali Lusha, Abdyl Gjokmakaj. Sipas njoftimit të policisë, personat e mësipërm kishin fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë që kishin kërkuar uljen e nivelit të muzikës në lokalin e tyre pasi kishte kaluar ora 00:00. Një veprim i tillë, sipas policisë, duhej të kryhej me qëllim eleminimin e ndotjes akustike në plazhe, për shkak të ankesave të herë pas hershme të pushuesve të ndryshëm që shetësoheshin nga muzika e lartë e lokaleve të ndryshme në zonën e plazhit.