E Shtunë, 31 Tetor 2026

Groposen 114 kv ushqime të skaduara


FIER - 114 kv produkte ushqimore janë bllokuar dhe më pas asgjësuar nga inspektorati pranë drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit javën që shkoi. Konfirmimi këtë radhë vjen nga drejtori i këtij institucioni, Fatos Troka. Ai tha se aksioni i nisur në mbrojtje të konsumatorit ka konstatuar shkelje të rënda të ligjit mbi mbrojtjen dhe konsumin në Shqipëri. Sipas Trokës, në sitën e kontrolleve kanë kaluar dhjetëra restorante, njësi shitjeje e tregtimi të artikujve ushqimore, prodhues të akulloreve etj. Pikërisht ky kontroll ka zbuluar dhe sasinë e madhe të produkteve të skaduara që, sipas Trokës, janë groposur. Ka qenë Inspektorati i Ushqimit ai që ka gjetur shkelje të rënda të ligjit të produkteve ushqimore, të cilave u ka kaluar afati i skadencës. Në këto kushte, sipas tij, janë sekuestruar 114 kuintalë ushqime, kryesisht djathra të ndryshëm, akullore. Disa subjekte edhe janë gjobitur. Ndërkohë që ai iu ka kujtuar konsumatorëve që në këto ditë të nxehta të konsumojnë ushqime të kontrolluara.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›