E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra ne liceun teknik, nje nga viktimat shqiptar nga Kosova

SHTUTGARD - Nje nga viktimat ne shkollen "Albertville" ne Gjermani eshte nga Kosova, raportojne mediat. Nje 17-vjecar i veshur me te zeza ka hapur zjarr ne ish shkollen e tij, e ka vrare se paku 15 persona, perpara se policia ta qellonte per vdekje. Ne mesin e viktimave, sipas burimeve policore, jane 9 nxenes, tre mesues dhe tre kalimtare. Mes tyre eshte dhe Ibrahim Shemsi Halitaj nga Terdeci i Drenasit, Kosove. Ne kete menyre eshte zbuluar identiteti i shqiptarit 15-vjecar, i cili mbeti i vrare dy dite me pare ne shkollen ''Albertville'' ne Shtutgard te Gjermanise. Shqiptari nga Kosova, eshte i vetmi djale, i cili mbeti viktime ne kete tragjedi te krijuar nga Tim Kretschmer, ish-nxenes i kesaj shkolle. Serkan Esen, nje shok e pershkruan 15-vjecarin si nje "djale te kendshem": "Vertet u shokova kur mesova se ai kishte vdekur". Djali nga Kosova ishte me paterica dhe nuk mund te levizte ne momentin e tragjedise. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, i ka derguar nje telegram ngushellimi homologut te tij gjerman, Horst Kohler . Ne te thuhet se "lajmi per humbjen e jetes se qytetareve te pafajshem gjermane, ne mesin e te cileve ishte edhe nje nxenes me prejardhje nga Kosova, eshte pritur me pikellim te thelle kudo ne Kosove. Lule, qirinj dhe foto ishin vendosur dje, jashte shkolles ku u krye masakra. Flitej se Kretschmer kishte paralajmeruar nje shok te tij, nepermjet postes elektronike, 7 ore para ngjarjes.

Paralajmerimi

"Mjaft. Me ka ardhur ne maje te hundes nga kjo jete e mallkuar. Cdo kush qesh me mua dhe askush nuk njeh potencialin tim. E kam seriozisht. Une kam arme ketu, dhe neser do te shkoj ne shkolle dhe do te bej nje masaker te vertete".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›