Rrihet nga gruaja dhe kunati
Xhemil Beharaj
FIER - Nje 46-vjecar eshte rrahuar barbarisht dje nga bashkeshortja e tij dhe i kunati. Vladimir Demce, banor i fermes "Clirim", komuna Qender, ne Fier ka perfunduar me fraktura te shumta ne trup ne Spitalin Rajonal Fier dhe me pas eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet, per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Per kete ngjarja u vune ne pranga nga ana e Policise se Fierit, Hasan Kukalaj, 25 vjec dhe Anita Demce, 42 vjece (gruaja e te demtuarit).
Ngjarja
Sipas policise ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, rreth ores 15:00, kur i demtuari eshte qelluar me mjete te forta, bishta lopate. Nga hetimet e para te kryera nga Policia e Fierit ka rezultuar se, i demtuari Vladimir Demce perdorte dhune sistematike mbi bashkeshorten e tij, Aniten. Kjo e fundit, se bashku me te vellane e kishin paralajmeruar, qe te mos e rrihte me. Sipas burimeve pasditen e se enjtes, 42-vjecarja kishte telefonuar te vellane e saj, pasi i demtuari kishte ushtruar serish dhune mbi te.
Kukalaj, sapo kishte mberritur ne banesen e te motres, mesohet te kete marre bishta lopate dhe kane filluar ta rrahe dhendrin. Me pas Kukalaj, ka marre motren e tij dhe eshte larguar ne banesen e prinderve. 46-vjecari mesohet te kete kerkuar ndihmen e fqinjeve, te cilet e kane derguar ne spitalin e Fierit, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore. Mesohet se per shkak te fraktura te shumta, eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Sipas burimeve, Demce eshte jashte rrezikut per jeten.
Ndalimi
Sipas burimeve nga policia mesohet se kane qene fqinjet, ata qe kane lajmeruar policine per kete ngjarje. Mesohet se blute kane shkuar ne banesen e prinderve te Alina Demces, duke kryer ndalimin e saj dhe te vellait, Hasan Kukalajt. Dy te ndaluarit jane marre ne pyetje nga efektivat e policise. Sipas burimeve nga policia, Alina Demce ka pranuar se e ka rrahur bashkeshortin e saj, por eshte mbrojtur duke sqaruar se, ai kishte ushtruar dhune sistematike ndaj saj. Per kete ajo ka pohuar ne polici se ka deshmitare te saje edhe komshinjte, per dhunen qe i demtuari perdorte mbi te.