E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron grabitësin e një libanezi, sepse është në shkollë të mesme

grabitjeTiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë një të ri, i cili kishte grabitur me dhunë një shtetas të huaj, duke i marrë dokumentet dhe një sasi parash, me pretendimin se ai është në shkollë. I akuzuari është 17 vjeç, ka lindur në Paderborn Gjermani dhe jeton në kryeqytet.

Sipas prokurorisë, ai është kallzuar nga shtetasi libanez Hasan Saleh, banues në Dubai e me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri. Rrugës duke shkuar në shtëpinë ku jetonte përkohësisht, Saleh është sulmuar dhe grabitur me dhunë nga dy të rinj shqiptarë, në një kohë që i dëmtuar i tha policisë se njëri nga personat kishte një kaçavidë në dorë ndërsa tjetri një pistoletë, me të cilën e ka goditur në kokë. Personi që kishte pistoletën në dorë (S.S) sipas të dëmuarit, i ka folur në anglisht duke i kërkuar gjithcka që ai kishte me vete. Në këtë mënyrë Hasan Saleh i janë vjedhur telefoni, një çantë shpine ku kishte pasaportën e tij, 900 dollarë, leja e qëndrimit në Shqipëri dhe 25 mijë lekë, si dhe një shumë të hollash në monedhën e Emiratave të Bashkuara me vlerë rreth 400 dollarë.

Në përfundim prokuroria konkuldoi se libanezi është grabitur nga dy shqiptarë dhe në kurth e ka dërguar bashkëkombasi i tij, me të cilin po ecnin në rrugë. Ali Ibrahim, bashkëkombas i viktimaës, ishte njohur me dy shqiptarët dhe kishte kurdisur planin e grabitjes së kolegut të tij. Libanezi Ali Ibrahimi do ta nxirrte në kurth ‘viktimën’ ndaj dhe pasi e ka ftuar për kafe, më pas e ka drejtuar për nga rruga ku prisnin grabitësit.

Në banesën e të arrestuarit S.S policia gjeti prova si pasaportat libanese të Hasan Saleh dhe valuta e vjedhur. Gjykata tha se gjatë senacës për masën e sigurisë, grabitësi e ka pranuar vjedhjen me dhunë, por për shkak se ai ndjek gjimnazin, e ka lënë të lirë.

Një ditë më parë gazeta “IDEA” solli rastin e një arrestimit të një 20-vjeçari i cili ishte në gjendje të dehur dhe kishte ndaluar pranë një makine të braktisur. Policia e arrestoi atë për tentative vjedhjeje edhe pse i zoti i makinës tha se makina kishte tre vjet që nuk ndizej. Ky është tregues i përdorimit të dy standarteve në zbatimin e ligjit nga ana e drejtësisë, e cila hedh në rrugë njerëz të rrezikshëm edhe pasi pranojnë zyrtarisht krimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›